Saimir Tahiri pozon me djalin e vogël dhe uron shqiptarët për Vitin e Ri 2020

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ish-ministri i Brendshëm  Saimir Tahiri ka uruar shqiptarët për Vitin e Ri 2020.

Ai ka postuar një foto, ku ka pozuar me dy këlyshë në duar dhe shihet i veshur në mënyrë sportive.

Po ashtu, në foto shihet edhe djali i tij i vogël, Goliku.

“GËZUAR 2020! Vit i mbarë për të gjithë,”-shkruan Tahiri krahas fotos së postuar.

2019 nuk ishte një vit shumë i mbarë për Tahirin.

Ish-ministri u dënua me 5 vite burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda për “shpërdorim detyre”.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi u ul me 1/3 dhe zbriti në 3 vite e 4 muaj burg e sipas Kodit Penal u konvertua në shërbim prove.

Ndërkohë Tahiri ka apeluar vendimin.

Shpërndaje
Share.

Komento