Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Sa të mbrojtur jemi nga vaksinat pas dozës së dytë? Epidemiologu publikon të dhënat e studimit

20:28 13/08/2021
Reading Time: 3 min lexim

Epidemiologu Ilir Alimehmeti, ka publikuar së fundmi në rrjetet sociale një studim të bërë në një nga universitet më prestigjoze në botë lidhur me mbrojtjen nga variantet e COVID-19, tek ata persona që e kanë kaluar virusin dhe atyre që kanë bërë vaksinat Pfizer dhe AstraZeneca.

Alimehmeti, shkruan se edhe pas 12 muajsh të kalimit në mënyrë natyrale të COVID, antitrupat janë të matshëm në masën 80%. Ai ka theksuar se rezultatet sipas tij janë sa të pritshme aq edhe inkurajuese. Alimehmeti thotë se antitrupat paraqesin aftësi neutralizuese kundër varianteve B.1.1.7 (Alfa) dhe B.1.617.2 (Delta) të ngjashme me aftësinë neutralizuese kundër variantit origjinal, aftësi e cila është e qëndrueshme në kohë, duke përfaqësuar një imunitet të fuqishëm kundër këtyre varianteve të shpërndara në të gjithë botën.

Postimi nga Ilir Alimehmeti

“Nëse me të vërtetë e dashuron Natyrën, do të zbulosh bukuri kudo.”

Cit.: Van Gogh

Sa zgjat imuniteti pas infeksionit natyror nga SARS-CoV-2?

A është i efektshëm ky imunitet edhe kundër variantit Delta?

Po me vaksinat Pfizer dhe AstraZeneca, çfarë ndodh?

Miqtë e mi, këtyre pyetjeve u është përgjigjur një studim i detajuar i udhëhequr nga Universiteti i tretë në Europë dhe i teti në botë: Karolinska Institute (Suedi).

Në studimin e kryer në bashkëpunim me Agjencinë e Shëndetit Publik Suedi, Universitetin e Uppsalës dhe Institutin Mbretëror të Teknologjisë SciLifeLab, studiuesit e Karolinska Institute studiuan:

përgjigjen imunitare deri në 12 muaj pas infeksionit natyror, si edhe
përgjigjen imunitare ndaj varianteve shqetësues (me interes janë patjetër variantet Delta dhe Alfa), në
pacientët e shëruar pas infeksionit natyror,
personat e vaksinuar me dy doza Pfizer,
personat e vaksinuar me dy doza AstraZeneca, dhe

personat e vaksinuar me një dozë AstraZeneca dhe një dozë Pfizer.
E rëndësishme për interpretimin e rezultateve është të vëmë re se nuk është e njëjta kohë e kaluar pas imunizimit në grupet e ndryshme.

pas infeksionit natyror: 12 muaj,
pas vaksinës Pfizer: 30-55 ditë,
pas vaksinës AstraZeneca: 14-22 ditë.
Rezultatet janë sa të pritshme aq edhe inkurajuese!
Te personat e infektuar më parë:

12 muaj pas infektimit, antitrupat neutralizues dhe antitrupat IgG anti-S janë të matshëm në 80% të rasteve (83/104)

12 muaj pas infektimit, kapaciteti neutralizues ishte i njëjtë kundër:

variantit infektues origjinal (referencë),
variantit Alfa: 0.95 (0.92-0.98), dhe
variantit Delta: 1.03 (0.95-1.11).

Te personat e vaksinuar me dy doza Pfizer (30-55 ditë pas dozës së dytë), kapaciteti neutralizues ishte i njëjtë kundër:
variantit origjinal (referencë),
variantit Alfa: 1.01 (0.78-1.38), dhe
variantit Delta: 0.85 (0.64-1.14).
Te personat e vaksinuar me dy doza AstraZeneca (14-22 ditë pas dozës së dytë), kapaciteti neutralizues ishte i njëjtë kundër:
variantit origjinal (referencë),
variantit Alfa: 0.96 (0.84-1.09), dhe
variantit Delta: 0.82 (0.61-1.10).
🇸🇪 Autorët dalin në përfundimet:

Rezultatet tona tregojnë një reduktim fillestar të antitrupave IgG që pastaj mbeten në nivele të qëndrueshme 12 muaj pas infektimit të lehtë nga SARS-CoV-2.

Këto antitrupa paraqesin aftësi neutralizuese kundër varianteve B.1.1.7 (Alfa) dhe B.1.617.2 (Delta) të ngjashme me aftësinë neutralizuese kundër variantit origjinal, aftësi e cila është e qëndrueshme në kohë, duke përfaqësuar një imunitet të fuqishëm kundër këtyre varianteve të shpërndara në të gjithë botën.

Gjetjet tona të neutralizimit afatgjatë të varianteve të përhapura gjerësisht B.1.1.7 (Alfa) dhe B.1.617.2 (Delta), 1 vit pas infektimit të parë, mund t’i ndihmojnë politikëbërësit e programeve të vaksinimit në vendet me burime të pakëta gjatë prioritizimit të numrit të kufizuar të vaksinave në dispozicion. Ne mund ta harrojmë me naivitet Natyrën miqtë e mi, por Ajo kurrë nuk na harron ne!

Etiketa: epidemiologupublikonte dhenat

Të lidhura

3 Maji i turpit: Shqipëria e Lirisë së Shtypit me TikTok të mbyllur e media të blera
Kryesore

3 Maji i turpit: Shqipëria e Lirisë së Shtypit me TikTok të mbyllur e media të blera

Në vend që ta përshëndesë 3 Majin si Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit me krenari dhe llogaridhënie, Shqipëria e...

19:25 03/05/2025
GJK: S’ka kompensim për profesionet e lira që kanë parapaguar tatim-fitimin 15%
Kryesore

Jehovait kërkojnë njohje si fe në Shqipëri/ Kushtetuesja jep vendim

Gjykata Kushtetuese ka urdhëruar Gjykatën Administrative të Apelit që, brenda një afati prej gjashtë muajsh, të shqyrtojë dhe të japë...

13:12 09/04/2025
Para
15 vatra zjarri ende aktive, Ministria e Mbrojtjes tregon ku është situata më problematike

15 vatra zjarri ende aktive, Ministria e Mbrojtjes tregon ku është situata më problematike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Ndërpritet procesi i numërimit të votave në Belsh, si janë rezultatet

Kush janë deputetët e rinj që dalin nga votat e numëruara deri tani

20:58 13/05/2025
Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe

Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe

20:36 13/05/2025
Eurojust zbulon detaje nga operacioni kundër grupit të mashtrimit kibernetik

Eurojust zbulon detaje nga operacioni kundër grupit të mashtrimit kibernetik

20:20 13/05/2025
Zgjedhjet parlamentare / Si ndahen mandatet në qarkun e Vlorës

Zgjedhjet parlamentare / Si ndahen mandatet në qarkun e Vlorës

19:58 13/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.