Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Ryshfet 130 mijë euro, kush janë zyrtarët e implikuar në aferën te OSHEE. Favorizuan kompaninë italiane

14:34 20/10/2020
Reading Time: 2 min lexim

Një aferë e madhe e ndodhur në OSHEE është goditur sot nga SPAK.

Drejtorja e Divizionit Tregtar dhe njëkohësisht Drejtorja e Kabinetit të Ardian Çelës, numrit një të OSHEE, është vënë në pranga sepse kishte marrë 131.880 euro ryshfet, për të favorizuar një kompani të caktuar.

Shkelja në tender dhe ryshfeti

Më konkretisht, Albana Ferraj, pas ryshfetit të marrë, ka favorizuar shoqërinë tregtare ‘COM METODI’ S.P.A, me seli në Milano të Italisë, në proçedurën e prokurimit të zhvilluar në vitin 2016.

Në objekt të hetimeve ka qenë tenderi ‘Shërbim-Konsulence’, për lidhjen e kontratës me kompaninë italiane. Objekt i tenderit ka qenë “Asistencë teknike për ndarjen e aktivitetit të shpërndarjes së energjisë elektrike nga furnizimi i energjisë elektrike së bashku me përmirësimin e cilësisë së shërbimit të klientit të OSHEE sh.a”, me fond limit 1.385 miliardë lekë. Tenderi është zhvilluar në vitin 2016.

Ndërkohë, nga këto veprime hetimore janë parë dyshime të bazuara në prova se shtetasit Elis Bushati, ish-drejtor i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, dhe anëtaret Athinta Papa dhe Irma Dërguti, kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin, duke favorizuar në mënyrë të padrejtë shoqërinë italiane.

Përmbyllja e hetimeve

Duke parë këtë ryshfet dhe gjithë procedurat jashtë rregullave për tenderët, SPAK kishte nisur hetimet prej muajsh, dhe sot u bë arrestimi i Elis Bushatit.

Në kërkim është drejtoresha e kabinetit, Albana Ferraj, ndërkohë që masa ‘arrest shtëpie’, është dhënë për Athinta Papa dhe Irma Dërguti.

  • “Arrest me burg” është vendosur për Albana Ferrajn, si e dyshyar për veprat penale: “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojënë funskione publike” dhe “pastrim i produkteve të veprimtaris kriminale”.
  • “Arrest me burg” për Elis Bushatin për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.
  • “Arrest në shtëpi” për Irma Dërgutin, për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.
  • Arrest në shtëpi dhe për Athinta Papan, për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

 

/GazetaReforma.com/

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: Bushatiferrajosheezyrtaret

Të tjera

Auron Tare sulmon Ramën: Kush mbron trashëgiminë është armik, ndërsa betoni në Përmet quhet patriotizëm?
Uncategorized

Auron Tare sulmon Ramën: Kush mbron trashëgiminë është armik, ndërsa betoni në Përmet quhet patriotizëm?

Nuk e dëgjoj podkastin e Kryeministrit. As nuk më ka munduar ndonjëherë pyetja e madhe filozofike nëse një kryeministër duhet...

14:55 23/06/2026
Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës
Uncategorized

Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

Protesta nuk po matet vetëm me numrin e njerëzve në shesh. Ajo po matet me diçka më të rëndësishme: qytetarë...

14:05 22/06/2026
Para

Rikthehet ora policore në Lombardi, shkak rritja e rasteve të reja me Covid-19

Lajmet e fundit

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

15:39 23/06/2026
“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

15:18 23/06/2026
Auron Tare sulmon Ramën: Kush mbron trashëgiminë është armik, ndërsa betoni në Përmet quhet patriotizëm?

Auron Tare sulmon Ramën: Kush mbron trashëgiminë është armik, ndërsa betoni në Përmet quhet patriotizëm?

14:55 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English