Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Rusi/ Vdekja e Navalny, grupi hetues nxjerr përfundime

19:30 30/09/2024
Reading Time: 3 min lexim

Politikani opozitar rus dhe kritiku i hapur i Kremlinit, Aleksei Navalny, i cili vdiq në burg në shkurt të këtij viti, mund të jetë helmuar, tha grupi hetues Insider. Ky grup iu referua dokumenteve zyrtare që duket se ishin redaktuar për t’u përputhur me pretendimet e Rusisë se ai vdiq nga problemet kardiake. Sipas një raporti nga Insider, publikuar më 29 Shtator, grupi ka marrë dy variante të dokumenteve zyrtare mbi vendimin për të mos nisur një hetim mbi vdekjen e Navalnyt në shkurt në burgun e largët Polar Uolf në distriktin Arktik të Yamalo-Nenets, ku ai po kryente dënimin për akuzat që ai dhe mbështetësit e tij i konsideronin të motivuara politikisht. Të dy dokumentet janë lëshuar më 26 korrik 2024, dhe teksti në një nga ato, tha Insider, duket se është ndryshuar dhe tani përputhet me shpjegimin zyrtar për vdekjen e aktivistit kundër korrupsionit. E veja e Navalnyt, Yulia Navalnaya, ka thënë se burri i saj “në minutat e fundit të jetës së tij, ankohej për dhimbje të forta në stomak”, ndërsa bashkëpunëtorët e Navalnyt kanë thënë se ai u vra në burg me shumë gjasa me urdhër të Kremlinit, një pretendim që Kremlini e ka mohuar me forcë.

Një nga dokumentet – me shumë gjasa të lëshuar fillimisht sipas Insider – thuhet se më 16 shkurt Navalny “filloi të ankohej për dhimbje të forta në zonën e abdomenit dhe filloi të kishte konvulsione dhe humbte vetëdijen”.

Një dokument tjetër, që duket se është redaktuar, nuk përmend simptomat e përshkruara në dokumentin fillestar. Raporti zyrtar i autopsisë tha se hipertensioni dhe sëmundje të tjera shkaktuan një çrregullim të ritmit të zemrës që çoi në vdekjen e Navalnyt.

“Shkaku zyrtar i vdekjes – çrregullimi i ritmit të zemrës – nuk do të shpjegonte simptomat që shohim në (raportin e parë): dhimbje të forta abdominale, të vjella dhe konvulsione. Është e pamundur që simptomat e tilla të shpjegohen nga ndonjë gjë tjetër përveç helmimit”, sipas specialistit Aleksandr Polupan, që e trajtoi Navalnyn në një spital në Omsk, pas helmimit të tij me një agjent nervor të stilit Novichok në vitin 2020.

“Intervali i shkurtër mes dhimbjes abdominale dhe konvulsioneve sugjeron se mund të ketë qenë, për shembull, një substancë organofosforike (klasa e substancave ku përfshihet edhe Novichok), por vetëm nëse ishte aplikuar nga brenda, jo nga jashtë”, shtoi ai. Me të u pajtuan edhe mjekë të ndryshëm të intervistuar nga Insider.

Në vitin 2020, Navalny u helmua me një agjent nervor të ngjashëm me Novichokun, por mbijetoi pasi u transportua në Gjermani dhe u trajtua atje. Navalny akuzoi presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, për urdhërimin e helmimit të tij atëherë, por Kremlini e ka mohuar këtë. Insider nuk specifikoi se si dhe nga kush i kishin marrë dokumentet. Zyrtarët rusë ende nuk kanë komentuar mbi raportin.

Pas vdekjes së Navalnyt, zyrtarët refuzuan t’i dorëzojnë trupin nënës së tij për më shumë se një javë, duke nxitur akuzat nga mbështetësit e tij se zyrtarët po përpiqeshin të fshihnin prova të vrasjes së tij. Konspiracionet vazhduan të qarkullonin, me ish-bashkëpunëtorin e Navalnyt, Ivan Zhdanov, që tha më 3 shtator se refuzimi i prokurorisë në distriktin autonom Yamalo-Nenets për të nisur një hetim mbi vdekjen e Navalnyt ishte ilegal.

Autoritetet e distriktit thanë në kohën e vdekjes së Navalnyt, një hetim ishte nisur, megjithëse nuk ka pasur asnjë raport dhe asnjë gjetje nuk është publikuar. Insider tha se “fakte të tjera” gjithashtu mbështesin hipotezën e përdorimit të një substance toksike në vdekjen e Navalnyt. “Autoritetet nuk e liruan trupin për një kohë të gjatë dhe nuk lejuan një ekzaminim alternativ. Megjithatë, vetëm tani është dokumentuar fakti i helmimit”, tha ai

Etiketa: NavalnyOpozitariRusiShkaku i vdekjes

Të lidhura

Ermal Onuzi largohet nga drejtimi i Gardës së Republikës
Aktualitet

Ermal Onuzi largohet nga drejtimi i Gardës së Republikës

Ermal Onuzi dha dorëheqjen nga posti i komandantit të Gardës së Republikës, ku ishte emëruar vetëm para 9 muajsh, më...

20:12 03/06/2025
Plagosi 15-vjeçarin në një piceri në Ali Dem, arrestohet autori
Aktualitet

Plagosi 15-vjeçarin në një piceri në Ali Dem, arrestohet autori

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 21-vjeçarin Aldi Neziri, i dyshuar si autori i plagosjes së një 15-vjeçari në...

19:31 03/06/2025
Para
Arrestohen 16 ultras të Milanit dhe Interit

Arrestohen 16 ultras të Milanit dhe Interit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Ermal Onuzi largohet nga drejtimi i Gardës së Republikës

Ermal Onuzi largohet nga drejtimi i Gardës së Republikës

20:12 03/06/2025
Plagosi 15-vjeçarin në një piceri në Ali Dem, arrestohet autori

Plagosi 15-vjeçarin në një piceri në Ali Dem, arrestohet autori

19:31 03/06/2025
Shoferin e autobusit e zë gjumi në timon, vdesin 11 pasagjerë dhe plagosen 17 të tjerë

Shoferin e autobusit e zë gjumi në timon, vdesin 11 pasagjerë dhe plagosen 17 të tjerë

19:13 03/06/2025
Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin për Arbër Çekajn, trafikoi 613 kg kokainë nga Amerika Latine

Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin për Arbër Çekajn, trafikoi 613 kg kokainë nga Amerika Latine

18:52 03/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.