Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Rudina Hajdari thirrje pedagogëve dhe studentëve: Dilni në shesh, po ju vjedhin lekët

11:54 21/09/2022
Reading Time: 4 min lexim

Pas peticionit të dërguar më 30 Gusht 2022 qeverisë për rritjen e pagave, Pedagogët e Universitetit të Tiranës, Sindikata e tyre dhe pedagogë nga rrethet u mblodhën në protestë.

Ndër 9 kërkesat kryesore, rritja e pagave për pedagogët dhe stafin mbështetës akademik mbetet kryesorja sipas tyre.

Pedagogët shprehen se kriza e rritjes së çmimeve ka ndikuar së tepërmi edhe në ekonominë e tyre familjare pasi kanë hasur vështirësi me pagën aktuale.

Ndërkohë një thirrje e ka edhe ish-deputetja Rudina Hajdari. Kjo e fundit me një video-mesazh u ka kërkuar pedagogëve dhe studentëve që të zhvillojnë protesta deri sa të plotësohen kërkesat e tyre dhe të kenë atë çfarë meriton një pedagog dhe një student në Shqipëri.

 

“Petagogët para disa ditësh u ngritën në protestë dhe kërkuan rritje pagash dhe kanë shumë të drejtë. Jetojmë në një vend kur kostot e jetesës rriten përditë, nafta nuk njeh të ulur edhe pse në tregje kombëtare ka rënë.

E pra jetesa për pedagogët dhe cdo shqiptarë është bërë shumë e vështirë. Si mund të një pedagog të jap dije kur ka në mendje ka sesi do ta mbyll muajin. Edhe studentët paralajmëruan protesta për shkak të pamundësisë ekonomike.

Një studenti i duhet 150 mijë për qiranë, rreth 300 shtesë për ujë dhe drita nëse ata i kursen fiks ashtu si thotë zonja ministre Balluku, duke mbetur në errësirë e duke u ngrohur me frymë e batanije. I duhen dhe 300 mijë të tjera që të ushqehet dhe 50 materiale studimore.

Një studenti i duhen rreth 530 mijë lekë në muaj. Ku cdo ushqim dhe cmim është rritur në stratosferë. Inceneratirët paguhen cdo ditë 80 mijë, donëse nuk ekzistojnë.

Si shtet i kemi mundësitë, por duhet të ndlohen vjedhet. Letët janë aty por vidhen. Studentët e pedagogët nuk duhet të takohen në auditore, por në protesta deri sa tu plotësohen kërkesat. Unë do jem aty me ta. Edhe atyre që thika u ka shkuar në placë. Koha për tu ngritur në krye e për të kërkuar atë që është e jona forca” thotë Hajdari.

Kërkesat e pedagogëve:

1. Rritjen e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës akademik e administrativ. SPUSH evidenton qërritja e inflacionit, çmimeve tëushqimeve dhe produkteve tëtjera bazëtë jetesës, nuk i përgjigjet pagesave tëpedagogëve, tëcilat janëmëtëultat nërajon.

2 Propozohet të arrihet niveli i pagave të universiteteve publike të Kosovës brenda 2 viteve, me rritje 30 % në tetor 2022 dhe 20 % në tetor 2023. 2. Rritjen e financimit për kërkimin shkencor që të jetë të paktën 0.3 % e GDP, më 2023. Aktualisht është, në përqindje GDP-je, mbi 10 herë më i ulët se disa vende të Rajonit.

3. Rivendosjen e shtesave mbi pagë, për “Dëmshmëri shëndeti në punë”, për laborantët dhe stafin akademik që punojnë në laboratore, në kontakte me “substanca të rrezikshme dhe preparate të tjerë”.

4. Rritjen e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë, për personelin akademik të punësuar me kohë të plotë në IAL-të publike, për çdo vit pune, nga masa 0.5% që është aktualisht, në masën 1% dhe nga 15 vjet që është aktualisht në 25 vjet.

5. Rritjen e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare për pedagogët e brendshëm (PAE) dhe pedagogët e jashtëm me kontratë (PAK), në mënyrë që kjo që t’i afrohet vlerës së pagesës nga universitetet private.

6. Rivlerësimin e orës mësimore, pasi ka një zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mosdiferencimit të orës mësimore të leksionit, e cila më parë kishte koeficentin 2 për leksionin në master dhe 1.5 për atë në bachelor, ndërsa tani e ka koeficentin 1, duke u bërë njëlloj me orët e tjera në auditor (seminare, laboratore, praktika, etj.)

7. Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën ngarkesës suplementare si më poshtë: Pagesa e orëve suplementare të realizuara gjatë një viti akademik jepet njëherësh në fund të vitit dhe duke e bashkuar me pagën mujore, kur lëvrohet kjo shumë, kalon kufirin përkatës të tatimit 23%. Pagesa e orëve suplementare është shumatore e pagesave mujore që duhet të merreshin të shpërndara gjatë vitit akademik dhe për rrjedhojë tatimi duhet të llogaritej proporcionalisht për çdo muaj të vitit, pra maksimumi me 13%. Me këtë procedurë që është zbatuar gjatë këtyre viteve janë cënuar padrejtësisht interesat financiare të stafit akademik. Kërkojmë të rishikohet mënyra e përllogaritjes së tatimit mbi këto të ardhura.

8. Amendimin e pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr. 112, datë 23.2.2018, i cili bën fjalë për kriteret për marrjen e titullit “Profesor” si në vijim: “… 3.c) të ketë udhëhequr, të paktën, 2 (dy) doktorata, të përfunduara. Në rast se kandidati ka ushtruar veprimtarinë e tij akademike shkencore pranë një njësie kryesore me më pak se 40 (dyzet) veta personel akademik me kohë të plotë, në momentin e aplikimit të ketë udhëhequr, të paktën, 1 (një) doktoratë të përfunduar”. Ndarja, disa me 2 (dy), disa me 1 (një) doktoraturë të mbaruar, bie ndesh me parimin kushtetues të barazisë juridike, pasi bëhet fjalë për të njejtin titull akademik. Propozojmë që zbatimi i kësaj pike të pezullohet deri më 2026, meqë doktoraturat e reja u rihapen më 2022, ndërsa për periudhën 2013 -2022 kanë qenë të mbyllura, duke e bërë të pamundur realizimin e këtij kushti. 3

9. Për të bërë transparencëmbi buxhetin dhe të ardhurat e universiteteve publike si dhe përdorimin e tyre, kërkojmënga MAS-i qëtëushtrojëkompetencat e saj ligjore, duke bërë menjëherë publike online, në platformën U-Transparenca dhe në website-t e çdo universiteti publik, të dhënat e hollësishme financiare, 3-mujore dhe vjetore, mbi përdorimin e këtyre fondeve nga IAL-të, për tre vitet e fundit, për të gjithë zërat e shpenzimeve (atyre korente, investimeve, pagave dhe shpërblimeve si për stafet akademike, ashtu dhe për autoritetet apo organet/bordet drejtuese, administratën mbështetëse të IAL-ve, fonde për bursa për studentë, si dhe shpenzime për kërkim shkencor dhe botime).

Të lidhura

Gjendet e pajetë 63-vjeçarja amerikane në Sarandë, dyshimet e para
Aktualitet

Gjendet e pajetë 63-vjeçarja amerikane në Sarandë, dyshimet e para

Një grua 63-vjeçare me shtetësi amerikane është gjetur e pajetë paraditen e sotme në banesën e saj në Sarandë. Viktima...

18:32 17/07/2025
Qëllohen me armë dy të rinjtë në Sarandë
Aktualitet

Qëllohen me armë dy të rinjtë në Sarandë

Dy të rinj nga Kamza mbetën të plagosur rëndë mesditën e sotme në Sarandë, pas një atentati me armë zjarri....

18:11 17/07/2025
Para
Zbulohet bakteri i rrezikshem te salçiçet “Wudy”, AKU jep alarmin

Zbulohet bakteri i rrezikshem te salçiçet “Wudy”, AKU jep alarmin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Gjendet e pajetë 63-vjeçarja amerikane në Sarandë, dyshimet e para

Gjendet e pajetë 63-vjeçarja amerikane në Sarandë, dyshimet e para

18:32 17/07/2025
Qëllohen me armë dy të rinjtë në Sarandë

Qëllohen me armë dy të rinjtë në Sarandë

18:11 17/07/2025
Në brigjet e Shqipërisë, zbuloni vendbanimin më të vjetër europian mbi liqen

Në brigjet e Shqipërisë, zbuloni vendbanimin më të vjetër europian mbi liqen

13:56 17/07/2025
Mbahet seanca në Apel, Alqi Bllako kërkon pafajësinë

Mbahet seanca në Apel, Alqi Bllako kërkon pafajësinë

13:43 17/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.