Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Rudina Hajdari flet për “hakmarrjen e bukur”: Babai e dinte sa rrezik i kanosej

10:21 20/07/2020
Reading Time: 3 min lexim

Deputetja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari ka dhënë një rrëfim ndryshe për emisionin “N’Konak”, ku ka folur për jetën e saj në Amerikë, marrëdhënien me babain, Azemin, dhe ambiciet në politikë.

Hyrjen e saj në politikë, ajo e konsideron si “hakmarrjen më të bukur” për kundërshtarët e Azem Hajdarit, teksa shton se i ati ishte gjithmonë në dijeni për rrezikun që i kanosej.

“Jemi munduar që ta kthenim dhimbjen në forcë. Kur ika në Amerikë doja që ai të ishte krenar për mua. Më ka frymëzuar shumë. Edhe të rikthehem në Shqipëri që të jap kontributin tim në vend. Padrejtësia ka ekzistuar për një kohë shumë të gjatë. Babai e dinte sa rrezik i kanosej. Nuk donte që ne të merreshim më këtë çështje. Në intervista thoshte ‘amanet fëmijët’ se e dinte që ne do ta vazhdonim rrugën e tij. Dhe unë këto fjalë i kam vathë në vesh. Kam menduar të merrem me këto gjëra që ai donte t’i çonte para. Për mua kjo është “hakmarrja” më e bukur”, shprehet Hajdari.

E pyetur nëse pret ende drejtësi për vrasjen e Azemit, ajo përgjigjet: “Pres që në Shqipëri të ketë drejtësi. Po bëjmë reformën në drejtësi, nuk ka qënë perfekt por ka qënë e mbikëqyrur nga SHBA dhe BE.”

Ndërkohë, Rudina Hajdari ka rrëfyer edhe nga eksperienca e saj në SHBA, ku ajo ka studiuar për disa vite.

“Unë ika në Amerikë, isha larg familjes, isha vetëm. Unë kam jetuar në New York për një periudhë të gjatë. Është qytet energjik sepse duhet të jesh mbijetuese. Shkoja në shkollë, punoja. Gjithmonë e kisha kokën pas. E dija që prej fillimit që do rikthehesha. Kam studiuar shkenca politike dhe të drejtat e njeriut. Kam studiuar edhe në gjeopolitikë në Londër. Jam angazhuar shumë në shkollë. Nuk doja të isha thjesht e bija e Azem Hajdarit, dua gjithmonë të shtoj mbi të. Kam punuar në Kongresin Amerikan për 3 vite. E kam trashëgimni nga babai dashurinë për njerëzit dhe vendit tim. Këto vlera ia trashëgoj edhe vajzës. Në moshën 16-17-vjeçare kam jetuar për disa vite në një familje hebreje. Ata jetonin në New York dhe më strehuan për 3-4 vjet. Ata kishin disiplinë të jashtëzakonshme. Kishin mundësi ekonomike por ishin të rezervuar. Me ndihmoi të isha pak më e kujdesshme. Aty mësova si të menaxhoj financat, ata më injektuan edhe një lloj rregulli, dhe një përkushtim shumë të madh për atdheun dhe bashkëkombasit. Ata ishin shumë, shumë të rreptë, në atë periudhë nuk më pëlqente, pasi kisha njohur bashkëshortin dhe kur shkoja në kinema ose për shëtitje dhe vonoheshim, më thoshin që po u vonove edhe gjysmë ore nuk do e shohësh për një kohë shumë të gjatë atë. Kjo më pëlqen. Atëherë nuk më pëlqente. Është gjë e mirë të kesh disiplinë. Ata më ndihmuan në një periudhë të vështirë psikologjike. Amerika më ka mësuar që asgjë s’vjen pa asnjë çmim dhe duhet të luftosh. Amerika të jep mundësi pa fund por nga ana tjetër duhet të jesh i përgatitur. Realitet që nuk është i njëjtë me Shqipërinë.”

Të tjera

Masakër në shkollë në SHBA: 2 fëmijë të vrarë, 17 të plagosur, autori qëllon me 3 armë dhe vetëvritet në parking
Bota

Masakër në shkollë në SHBA: 2 fëmijë të vrarë, 17 të plagosur, autori qëllon me 3 armë dhe vetëvritet në parking

Një sulm i përgjakshëm dhe i planifikuar me kujdes ka tronditur sërish Shtetet e Bashkuara. Në një nga skenat më...

22:32 27/08/2025
“Shtetësia me WhatsApp”/ Rama i jep pasaportën shqiptare Edon Zhegrovës me mesazh, ndërsa të tjerët mbeten peng i burokracive
Aktualitet

“Shtetësia me WhatsApp”/ Rama i jep pasaportën shqiptare Edon Zhegrovës me mesazh, ndërsa të tjerët mbeten peng i burokracive

Republika e Shqipërisë duket se është kthyer në republikën e mesazheve dhe qokave, ku ligjet dhe rregullat vlejnë vetëm për...

19:53 27/08/2025
Para

OFL arrin në Kukës, ja 4 “të fortit” që do përgjigjen për pasurinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Masakër në shkollë në SHBA: 2 fëmijë të vrarë, 17 të plagosur, autori qëllon me 3 armë dhe vetëvritet në parking

Masakër në shkollë në SHBA: 2 fëmijë të vrarë, 17 të plagosur, autori qëllon me 3 armë dhe vetëvritet në parking

22:32 27/08/2025
“Shtetësia me WhatsApp”/ Rama i jep pasaportën shqiptare Edon Zhegrovës me mesazh, ndërsa të tjerët mbeten peng i burokracive

“Shtetësia me WhatsApp”/ Rama i jep pasaportën shqiptare Edon Zhegrovës me mesazh, ndërsa të tjerët mbeten peng i burokracive

19:53 27/08/2025
Avionët zjarrfikës të Ramës, vetëm propagandë: Sot paguajmë qindra milionë për zjarret që 10 mln do t’i kishin shuar në orët e para

Avionët zjarrfikës të Ramës, vetëm propagandë: Sot paguajmë qindra milionë për zjarret që 10 mln do t’i kishin shuar në orët e para

19:00 27/08/2025
Motra e Marjola Nakolecit merr kujdestarinë e 4 fëmijëve pas tragjedisë në Volos

Motra e Marjola Nakolecit merr kujdestarinë e 4 fëmijëve pas tragjedisë në Volos

18:16 27/08/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.