Ruçi e emëroi si këshilltarin e tij, Fleckenstein: Mezi pres të bashkëpunoj me aktorët politikë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ditën e sotme, Gramoz Ruçi emëroi në postin e këshilltarit për integrimin, në kabinetin e kryetarit të Kuvendit Knut Fleckenstein-in.

Më parë ai ka qenë raportues i Shqipërisë në Parlamentin Europian.

Fleckenstein ka reaguar pas emërimit të tij, nëpërmjet një postimi në Twitter.

Ai është shprehur se është i lumtur dhe mezi pret që të bashkëpunojë me të gjithë aktorët politikë shqiptarë.

“I lumtur që të punojmë drejt anëtarësimit të plotë të Shqipërisë në BE.

Parlamenti shqiptar po luan një rol të rëndësishëm në këtë proces.

Faleminderit kryetarit të Parlamentit për besimin e tij.

Mezi pres bashkëpunimin me të gjithë aktorët shqiptarë”, shprehet ai në një postim në Twitter.

Shpërndaje
Share.

Komento