Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Rruga Shëngjin-Velipojë shembet sapo hapet: Një tjetër dështim i “Gener 2”, oligarkut Bashkim Ulaj që bashkon në interesa pushtetin dhe opozitën

15:32 08/12/2025
Reading Time: 3 min lexim

Rruga panoramike Shëngjin Velipojë sapo ka hyrë në qarkullim këtë pranverë, por një segment i saj pranë fshatit Rrjoll është çarë dhe rrezikon shembjen e plotë. Rrëshqitjet e dherave kanë dëmtuar ndjeshëm trupin e rrugës, duke detyruar bllokimin e një korsie dhe kalimin e mjeteve vetëm në një sens, mes rrezikut të dukshëm që shihet qartë në pamjet filmike.

Kompania ndërtuese ka vendosur barriera betoni dhe sinjalistikë, ndërsa ligjërisht është e detyruar të ndërhyjë deri në prill 2026. Por kjo situatë nuk është rast i izoluar. Përkundrazi, është pjesë e një panorame të përsëritur dështimesh që mbajnë të njëjtin emër: Gener 2 e Bashkim Ulajt.

E njëjta kompani që ndërtoi Shëngjin-Velipojë është përgjegjëse edhe për autostradën Thumanë-Kashar, e cila ka filluar të shpërbëhet brenda më pak se një viti nga inaugurimi. Valëzime, çarje, rrezik në ura, një vepër e promovuar si autostrada e parë e kategorisë A në Shqipëri, por që sot tregon hapur se standardet ishin propagandë, ndërsa cilësia një iluzion. Mjetet paguajnë 250 lekë për një segment që lëkundet, kamionët paguajnë deri në 8.80 euro, autobusët 6.30 euro, ndërsa koncesioni 35 vjeçar pritet t’i sjellë Ulajt mbi 1 miliardë euro.

Nga rruga që çahet në Shëngjin-Velipojë te autostrada që shkrin para syve të qytetarëve, Gener 2 vazhdon të qëndrojë në qendër të mega aferave publike falë një skeme politike ku PS dhe PD shfaqen armiq në ekran, por aleatë të heshtur pas skenës. Rama firmos, Berisha nuk e përmend kurrë emrin. PD godet deputetin që denoncon vjedhjen, ndërsa Berisha, prej dekadash në politikë, nuk ka shqiptuar asnjëherë “Bashkim Ulaj”. Është një vallëzim i koordinuar ku të dyja palët mbrojnë të njëjtin oligark, ndërsa qytetarët paguajnë faturën.

Skandali Thumanë Kashar nisi si tender 225.8 milionë euro në 2018, u fry në 457 milionë dhe përfundoi në 1.3 miliardë. Një kosto qesharake krahasuar me vlerën reale të veprës, e cila, po të ndërtohej normalisht, nuk do të kishte kapërcyer 50 milionë euro. Por pikërisht këtu qëndron skema: fryrja artificiale, dhënia e koncesioneve te i njëjti oligark, tarifat stratosferike dhe heshtja unanime e politikës.

E njëjta histori po përsëritet me segmentin Milot-Balldren, ku qytetarët do të paguajnë katër euro për 17 kilometra rrugë pa tunel dhe pa vepra të jashtëzakonshme arti. Nëse në BE paguhet rreth 0.07 euro për kilometër, në Shqipëri tarifa shkon në 0.12 euro për kilometër. Tarifë që e dyzon koston dhe e shumëfishon varfërimin. Një shkodran i thjeshtë që udhëton drejt Tiranës do të paguajë minimalisht 7.5 euro vetëm për një drejtim, ndërsa me koncesionin e ardhshëm Balldren-Shkodër, udhëtimi Shkodër-Tiranë do të shkojë deri në 25 euro vajtje ardhje.

Në këtë panoramë të zymtë, rruga e re Shëngjin-Velipojë që çahet brenda pak muajsh është tregues i një sistemi të kalbur ku oligarkët janë të vetmit të paprekshëm. Infrastrukturë që shembet, tendera të fryrë, koncesione që zhvatin qytetarët dhe një politikë që hesht përpara Bashkim Ulajt. PS dhe PD janë thjesht dy krahë të të njëjtit trup: njëra firmos kontratat, tjetra hesht për to. Ndërsa rrugët e Shqipërisë çahen e shpërbëhen, oligarkët numërojnë fitimet dhe qytetarët paguajnë deri në pikën e fundit.

Rrëshqitjet në Rrjoll, çarjet në Thumanë-Kashar, tarifat marramendëse në Milot Balldren dhe koncesionet shumëvjeçare janë pjesë e të njëjtit skenar: një vend ku rrugët shemben, por oligarkia që i ndërton mbetet gjithnjë në këmbë. Shqipëria po e mëson për të disatën herë se kur punon Gener 2, rruga shembet ndërsa skandali mbijeton.

Etiketa: Bashkim UlajGener 2reformaeditorial

Të tjera

Mesazhet e Sky ECC në gjyqin ndaj Franc Çopjas: Ta vrasim shpejt, po më lind gruaja
Aktualitet

Mesazhet e Sky ECC në gjyqin ndaj Franc Çopjas: Ta vrasim shpejt, po më lind gruaja

Në gjyqin që po zhvillohet në Bruksel ndaj Franc Çopjas, i konsideruar nga prokuroria federale si figura qendrore e klanit...

16:35 20/01/2026
Tallje institucionale edhe këtë herë: AK “zbulon” duopolin e “Vodafone” dhe “One Albania” pasi qytetarët u zhvatën për vite
Aktualitet

Tallje institucionale edhe këtë herë: AK “zbulon” duopolin e “Vodafone” dhe “One Albania” pasi qytetarët u zhvatën për vite

Autoriteti i Konkurrencës ka njoftuar s'dimë për të satën herë hapjen e një hetimi të thelluar ndaj Vodafone Albania dhe...

15:43 20/01/2026
Para
Kur Rama përplaset me ligjin: 9 arsyet pse narrativa e tij në podcast për Belindën bie si kështjellë rëre

Kur Rama përplaset me ligjin: 9 arsyet pse narrativa e tij në podcast për Belindën bie si kështjellë rëre

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Mesazhet e Sky ECC në gjyqin ndaj Franc Çopjas: Ta vrasim shpejt, po më lind gruaja

Mesazhet e Sky ECC në gjyqin ndaj Franc Çopjas: Ta vrasim shpejt, po më lind gruaja

16:35 20/01/2026
Tallje institucionale edhe këtë herë: AK “zbulon” duopolin e “Vodafone” dhe “One Albania” pasi qytetarët u zhvatën për vite

Tallje institucionale edhe këtë herë: AK “zbulon” duopolin e “Vodafone” dhe “One Albania” pasi qytetarët u zhvatën për vite

15:43 20/01/2026
QSUT pa energji elektrike, mjeku Neli Demi: U kalua vija e kuqe, ky është krim institucional

QSUT pa energji elektrike, mjeku Neli Demi: U kalua vija e kuqe, ky është krim institucional

12:31 20/01/2026
Humbi telefonin e kokainës, “bosi” shqiptar i pret gishtat e këmbës

Humbi telefonin e kokainës, “bosi” shqiptar i pret gishtat e këmbës

11:51 20/01/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.