Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Rritje me 5.5% nga viti i shkuar, më shumë se 32 mijë shqiptarë investojnë në pensionin privat

13:56 20/08/2021
Reading Time: 2 min lexim

Më shumë se 32 mijë shqiptarë po investojnë për një pension privat në pleqëri. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, në fund të muajit qershor numri i kontribuuesve arriti në 32 187, në rritje me 3.9% që nga fillimi i vitit dhe 5.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Megjithëse numri i kontribuuesve ka vijuar të rritet edhe në periudhën e pandemisë, aktualisht më pak se 3% e numrit total të të punësuarve në Shqipëri investojnë në një pension privat. Për sa i takon vlerës së aseteve neto, ritmet e rritjes paraqiten më të larta. Vlera e tyre në fund të muajit qershor 2021 arriti në 3.97 miliardë lekë, në rritje me 22.5% krahasuar me një vit më parë dhe me 10.3% që nga fillimi i këtij viti.

Me një vlerë totale prej rreth 33 milionë eurosh, tregu i pensioneve private në Shqipëri ngelet një treg relativisht i vogël. Zgjerimi i mirëfilltë i fondeve nisi vetëm një dekadë më parë, pas hyrjes së investitorëve me përvojë nga tregu bankar dhe ai i sigurimeve.

Edhe vlera mesatare e përfitimeve për pensione private ngelet në vlera mjaft modeste. Sipas statistikave zyrtare, çdo kontribuues zotëronte mesatarisht 123 mijë lekë ose afërsisht 100 euro asete neto në llogarinë e fondit të pensionit. Sipas numrit të anëtarëve, aktori më i madh në treg është Credins Pension, me rreth 56% të numrit të përgjithshëm të anëtarëve, i ndjekur nga Sigal Pension me 27%, Raiffeisen pension me 10% dhe Albsig Pension me 7%.

Për nga vlera e aseteve neto, fondi më i madh është Sigal Pension me 43% të totalit, i ndjekur nga Credins Pension me 30%, Raiffeisen Pension me 24% dhe Albsig Pension me 3%.

Asetet e këtyre fondeve janë të investuara pothuajse totalisht në obligacione të qeverisë shqiptare, kryesisht me maturitet afatgjatë, me qëllim sigurimin e kthimeve më të larta. Kufizimet ligjore nuk lejojnë shumë hapësira për të diversifikuar portofolin e investimeve të këtyre fondeve, shkruan Monitor.

Legjislacioni shqiptar i përjashton kontributet për pension privat nga tatimi mbi të ardhurat personale deri në një kufi prej 200 mijë lekësh në vit nga punëmarrësi dhe 250 mijë lekë në vit nga punëdhënësi. Megjithatë, përfitimi i zbritjes nga tatimi në praktikë është i ndërlikuar, sidomos në rastet e kontribuuesve në skemat individuale.

Një problem i lidhur me trajtimin fiskal të këtij sektori, sipas shoqërive administruese, ngelet tatimi i përfitimeve nga pensioni privat. Sot pensioni privat tatohet në masën 15%, në të njëjtin nivel me të ardhurat nga burimet e tjera (përjashto pagat, ku aplikohet tatim progresiv). Aktorët e tregut sugjerojnë që kontributet të përjashtohen nga tatimi edhe në momentin e përfitimit të pensionit, duke tatuar vetëm kthimet nga investimi i kontributeve.

Etiketa: Pensionetprivate

Të lidhura

3 Maji i turpit: Shqipëria e Lirisë së Shtypit me TikTok të mbyllur e media të blera
Kryesore

3 Maji i turpit: Shqipëria e Lirisë së Shtypit me TikTok të mbyllur e media të blera

Në vend që ta përshëndesë 3 Majin si Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit me krenari dhe llogaridhënie, Shqipëria e...

19:25 03/05/2025
GJK: S’ka kompensim për profesionet e lira që kanë parapaguar tatim-fitimin 15%
Kryesore

Jehovait kërkojnë njohje si fe në Shqipëri/ Kushtetuesja jep vendim

Gjykata Kushtetuese ka urdhëruar Gjykatën Administrative të Apelit që, brenda një afati prej gjashtë muajsh, të shqyrtojë dhe të japë...

13:12 09/04/2025
Para
Shpërndanin lëndë narkotike, policia arreston në flagrancë tre persona

Sarandë/ Plagosi me thikë 16-vjeçarin, në pranga autori i mitur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Horoskopi sot: 15 Maj 2025

Horoskopi sot: 15 Maj 2025

07:57 15/05/2025
Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

21:53 14/05/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin

U denoncua si i humbur, gjendet i pajetë i moshuari

21:34 14/05/2025
A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti

A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti

21:22 14/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.