Banorët e Vaut të Dejës me pankarta në duar kanë dalë të protestojnë kundër bashkisë, për shkak të rritjes së taksave.
Njëri prej protestuesve thotë se kryetari i bashkisë ka abuzuar me taksat e qytetarëve përmes sasive të karburantit të pajustifikuara në raport me mjetet që ka në pronësi bashkia.
Protestuesit i bëjnë thirrje Prokurorisë së Shkodrës që të nisë menjëherë hetimet dhe shtojnë se protestat nuk do të ndalin derisa personat fajtorë të dalin përpara drejtësisë.
“Vijat e taksave tona nuk ndalen, Mark Babani, ideatori i grabitjeve të taksave tona nuk ka të ngopur gjatë 4 viteve të qeverisjes në Vaun e Dejës.
Korrik 2015- Korrik 2019 janë realizuar shpenzime për karburant lubrifikant me vlerë 572 milionë lekë, ndërkohë që gjatë muajve gusht 2019 prill 2021 te Mark Babani janë bërë abuzime galopante për blerje karburanti lubrifikant me vlerë 659 milionë lekë. 87 milionë lekë më shumë. Vjedhje për 21 muaj kjo.
Duke abuzuar me taksat tona më të gjithë këtë sasi karburanti të pajustifikuar në raport me mjetet që ka në pronësi bashkia ka dhe abuzime marramendëse me pjesëtarë të fisit të tij, shumë e shumë punonjës të tjerë e shoferë pa dalë asnjë ditë të vetme në punë.
Duke grabitur taksat tona, i bëjmë thirrje Prokurorisë të Shkodrës të nisë menjëherë hetimet, protestat tona nuk do të ndalin deri kur personat të dalin përpara drejtësisë”, shprehet një prej protestuesve.