Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Rritja e frikshme e çmimit të vajit, Autoriteti i Konkurrencës në “gjumë” prej 8 vitesh

15:14 09/04/2021
Reading Time: 3 min lexim

Çmimi i vajit në Shqipëri vazhdon të rritet dhe nga Autoriteti i Konkurrencës, vazhdon të mos ketë asnjë reagim në lidhje me këtë gjë. Madje, reagimi i fundit i Autoritetit të Konkurrencës në lidhje me vajin daton më shumë se 8 vite më parë, ku sqaroi opinionin publik në lidhje çështjen e konkurrencës së padrejtë në treg të 3 kompanive më të mëdha të prodhimit të vajit asokohe: “Olim”, “Crystal” dhe “Erbiron”.

Pra, për më shumë se 8 vite, Autoriteti i Konkurrencës nuk reagon dhe nuk nis asnjë hetim në lidhje me rritjen e vazhdueshme të çmimit të vajit, rritje që është e pakuptimtë. Pse? Sepse taksa doganore e importit të vajit në Shqipëri, nuk kushton asnjë qindarkë, ndryshe nga vendet e tjera. Kosova e ka taksën doganore 10%, Maqedonia e ka 15%, Serbia e ka 17%, Mali i Zi e ka 12% e madje Turqia, e ka plot 39%. Kur në Shqipëri është taksa zero, çmimi është rritur me 35%, ose më konkretisht, 50 lekë për litër litri brenda muajve të fundit.

LEXO EDHE: Tamponi anti-covid/ Laboratorët privatë vazhdojnë të përfitojnë, Autoriteti i Konkurrencës hesht!

Bajram Dine, përfaqësues i kompanisë “Vajra bimore”, që tregton vaj në logon “Fiol”, pohoi për “Monitor” se prej një viti e gjysmë, rafineria e përpunimit të vajit nuk punon. Arsyet pse rafineria është fikur, sipas z. Dine, janë kostot shumë të larta të vënies në punë, ndërsa prodhuesit nuk janë lehtësuar nga shteti prej barrës fiskale.

“Prej më shumë se një viti, kompania jonë merr vaj të rafinuar nga jashtë dhe në fabrikë ambalazhohet në shishe. Kemi marrë më parë vaj grexho (të papërpunuar), por tani nuk importojmë më të tillë, pasi nuk jemi të mbrojtur. Ne kemi investuar miliona euro në fabrikë për rafinimin e vajit ushqimor të lulediellit, por nga shteti nuk ka asnjë lehtësi për prodhuesit. Detyrimet janë të njëjta si për atë që importon që vaj të përpunuar dhe atë që sjell vaj grexho nga një vend i Bashkimit Europian”.

Në vend tashmë nuk funksionon më asnjë rafineri. Vaji merret i gatshëm nga jashtë dhe ambalazhohet nga fabrikat vendase. Burime nga “Olim” thanë se edhe kjo kompani nuk prodhon dhe rafinon më vaj ushqimor të lulediellit. Vaji vjen i përpunuar nga importi dhe ambalazhohet në Shqipëri me logon “Olim”.

Edhe Ilir Linza, aksioner i kompanisë “Erbiron sh.p.k” që ka ekskluzivitetin e importit të vajit të botiluar hungarez “Floriol”, pohoi për “Monitor” se në Shqipëri, asnjë nga kompanitë e tregtimit të vajit nuk e rafinon më këtë produkt. Z. Linza tha se vaji vjen i përpunuar nga importi, pasi operatorët shqiptarë nuk i përballojnë dot kostot e rafinimit.

“Të rafinosh vaj në fabrikë do të thotë që të furnizohesh nga jashtë me vaj grexho ose lëndën e parë që janë farat e lulediellit. Të furnizohesh me vaj grexho dhe ta rafinosh në Shqipëri nuk i leverdis asnjë kompanie shqiptare, pasi jashtë fabrikat janë gjigante dhe kostoja e rafinimit është më e lirë se te ne. Cilësia e vajit të përpunuar në Shqipëri është më e ulët se e atij që importohet.

Prandaj të gjitha kompanitë shqiptare janë kthyer në paketues të vajit të rafinuar që vjen nga jashtë nëpërmjet boteve me sasi 3 mijë deri në 4 mijë tonë. Në fabrikat shqiptare, vaji vetëm sa paketohet në shishe me logon e secilës kompani që e tregton”.

Etiketa: Autoriteti i Konkurrencesrritja e cmimitvaji

Të tjera

Gjykata e Lartë lë në fuqi arrestin me burg për Erion Veliajn
Aktualitet

Gjykata e Lartë lë në fuqi arrestin me burg për Erion Veliajn

Gjykata e Lartë e Shqipërisë ka rrëzuar këtë të premte rekursin e paraqitur nga Erion Veliaj, duke lënë në fuqi...

14:09 20/02/2026
Ambasadori i BE: Të ndalen sulmet ndaj gjyqësorit, politika të mos ndërhyjë në drejtësi
Aktualitet

Ambasadori i BE: Të ndalen sulmet ndaj gjyqësorit, politika të mos ndërhyjë në drejtësi

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, ka shprehur shqetësim për sulmet ndaj sistemit gjyqësor dhe ndërhyrjet politike në...

13:57 20/02/2026
Para

Aktorët i dhurojnë Bashës maketin e Teatrit Kombëtar: Mbajeni në zyrë për të realizuar qëllimin!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Gjykata e Lartë lë në fuqi arrestin me burg për Erion Veliajn

Gjykata e Lartë lë në fuqi arrestin me burg për Erion Veliajn

14:09 20/02/2026
Ambasadori i BE: Të ndalen sulmet ndaj gjyqësorit, politika të mos ndërhyjë në drejtësi

Ambasadori i BE: Të ndalen sulmet ndaj gjyqësorit, politika të mos ndërhyjë në drejtësi

13:57 20/02/2026
Protesta e opozitës në 18:00 para Kryeministrisë, Policia e Tiranës refuzon autorizimin dhe paralajmëron rrezik për dhunë

Protesta e opozitës në 18:00 para Kryeministrisë, Policia e Tiranës refuzon autorizimin dhe paralajmëron rrezik për dhunë

12:19 20/02/2026
35 vite nga rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës

35 vite nga rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës

11:38 20/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.