Skip to content
Kosovë

Rritet numri i vdekjeve nga Covid-19 në Kosovë, mbi 1600 raste pozitive në 24 orë

· 2 min lexim

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 1.612 nga 13.953 testime të kryera. Numri i vdekjeve ka pësuar një rritje në krahasim me ditën e djeshme, kur ishin 22 viktima. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 32 fatalitete, ndërsa numri i rasteve active është 26.524.

Ditën e fundit janë dhënë 20.618 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 862.224 doza të vaksinës. Deri më sot 291.645 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Instituti i Shëndetit Publik të Kosovës ka bërë thirrje për mbajtjen e maskës mbrojtëse dhe respektimin e distancës fizike.

Njoftimi i plotë i IKSHPK:

02 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 20.618 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 862.224 doza të vaksinës.

Deri më sot 291.645 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 13.953 testime, 1.612 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 32 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 2.460 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 119.471.

Në total numri i rasteve aktive është 26.524.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!