Rritet numri i të prekurve me COVID-19/ Shënohet viktima e 26-të, harta zgjerohet me Mallakastrën

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ka shkuar në 518 numri i të prekurve nga COVID-19 në vendin tonë.

Në një deklaratë për mediat, specialistja e ISHP, Silva Bino, bëri me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 24 të prekur.

Numri i viktimave ndërkohë ka shkuar në 26, pasi në orët e fundit ka ndërruar jetë te spitali COVID2, një 64-vjeçare.

Prej 2 javësh ajo ishte intubuar, ndërsa mëngjesin e sotëm ka pësuar arrest kardiorespirator.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit 26 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin në 277.

Në shërbimin Infektiv aktualisht janë 34 pacientë të shtruar, 5 prej tyre janë në terapi intensive.

Ndërsa në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 9 pacientë të shtruar, 5 prej tyre në terapi intensive, ndërsa 3 janë të intubuar.

Harta e të prekurve ditën e sotme është zgjeruar edhe në Mallakastër.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë 241 raste
– Durrës 42 raste
– Lushnje 6 raste
– Elbasan 16 raste
– Fier 35 raste
– Kavajë 9 raste – Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 19 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 83 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 2 rast
– Has 13 raste
– Krujë 7 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 5 raste
– Mirditë 3 raste
– Kukës 9 rast
-Mallakastër 1 rast

Shpërndaje
Share.

Komento