Rritet numri i të prekurve me COVID-19 dhe shtrimeve të reja, MSH:”Java që lamë pas shënoi rritje të rasteve”

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ditën e sotme Ministria e Shëndetësisë raportoi për 101 raste të reja dhe 6 jetë të humbura nga COVID-19 duke e çuar kështu në 172 numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë dhe në 5620 numrin e rasteve pozitive.

Ndërkohë situata epidemiologjike në javën që lamë pas rezultoi me rritje të numrit të të prekurve nga Covid 19 dhe me shtrime të reja në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi”.

Java e kaluar paraqiti nje shtim me 5.9% të numrit të rasteve pozitive krahasuar me rastet e konfirmuara në javën e 30.

Incidenca 7 ditore rezultoi 24.66 raste pozitive për 100 mijë banore. Incidencën më të lartë e ka qarku i Tiranës, ndjekur nga qarku i Durrësit dhe i Shkodrës.

Sa i përket grupmoshave të prekura % më e madhe e të infektuarve është në grupmoshat 55-64 vjeç, që përbëjnë rreth 20% e totalit të të prekurve.

Aktualisht ne spitalet Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi”po trajtohen 122 pacientë te konfirmuar pozitiv ku 14 paciente janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve pacientë të intubuar. Përgjatë javëve të fundit e në vijim ka patur një shtim të pacientëve të dyshuar me Covid19, të cilët po marrin trajtim në dy spitalet Covid.

Shpërndaje
Share.

Komento