Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Rritën çmimet në mënyrë abuzive, procedohen 4 administratorë të tregut agroushqimor në Kashar

15:36 17/03/2020
Reading Time: 3 min lexim

Katër administrator subjektesh në tregun agroushqimor në Kashar janë proceduar penalisht për abuzimet me çmimet.

Pas denoncimeve të shumta nga tregtarë të pakicës, Drejtoria e Tatimeve dhe Krimit Ekonomik ushtruan kontrolle në tregun agroushqimor.

Si rezultat i aksionit, u proceduan penalisht K. Y., 43 vjeçe, M. S., 26 vjeç, I. B., 32 vjeç dhe A. XH., 44 vjeç, banues në Tiranë.

Ata dyshohen se kanë përpiluar fatura tatimore me shitje fiktive të çmimit të produkteve, kryesisht mollë, portokallë dhe limonë.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprat penale “Fshehja e te ardhurave”, “Mospagim i taksave dhe tatimeve” dhe “Manipulim i tregut”.

Njoftimi i plotë

Vijojnë kontrollet e pandërprera në të gjithë vendin, për parandalimin dhe goditjen e rasteve të abuzimit me çmimet e medikamenteve, produkteve ushqimore dhe fruta-perimeve.

Procedohen në Tiranë, 4 administratorë subjektesh, të cilët kishin abuzuar me çmimet në tregun  agroushqimor në Kashar, Tiranë, nëpërmjet përpilimit të faturave fiktive.

Në zbatim të masave për parandalimin e abuzimit me çmimet si pasojë e shfrytëzimit të situatës, si dhe nga denoncimet e shumta të bëra nga qytetarët  në  numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, të cilët kanë denoncuar subjekte që abuzojnë me çmimet e produkteve që tregtojnë në pikat e shumicës dhe të pakicës të tregut të fruta-perimeve, ushqimeve dhe produkteve farmaceutike, në të gjithë vendin vijojnë kontrollet e përbashkëta për këtë qëllim.

Në këtë kuadër, Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, nëpërmjet strukturave të Hetimit Tatimor në kuadër të task-forcës, ngritur për monitorimin e tregut dhe rritjes artificiale të çmimeve, ushtruan kontroll të befasishëm në tregun agroushqimor në Kashar, Tiranë, ku konstatuan dhe proceduan penalisht shtetasit  K. Y., 43 vjeçe, M. S., 26 vjeç, I. B., 32 vjeç dhe A. XH., 44 vjeç, banues në Tiranë.

Pas hetimit me metoda speciale, nëpërmjet ndjekjes së linjës të tregtimit të fruta-perimeve (kryesisht të produkteve mollë, portokalle, limonë), u identifikuan subjekte e mësipërme, ku u ushtrua kontrollet përkatëse, bazuar në deklaratat e disa subjekteve (tregtar të pikave të pakicës).

Shtetasit e mësipërm, në cilësinë e administratorëve të pikave të shumicës në tregun agroushqimor në Kashar, dyshohen se kanë përpiluar fatura tatimore me shitje fiktive të çmimit të produkteve që i tregtojnë pikave të pakicës, duke abuzuar dhe përfituar me çmimet e tyre, si dhe kanë ushtruar aktivitetin e tyre tregtar, duke mos e pasqyruar me dokumentacionin përkatës, ku u administruan dhe materiale te tjera jotatimore.

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të sipërpërmendur, për veprat penale “Fshehja e te ardhurave”, “Mospagim i taksave dhe tatimeve” dhe “Manipulim i tregut”.

Kujtojmë këtu se pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama paralajmëroi gjoba për subjektet që rrisin në mënyrë abusive çmimet.

“Rritja abuzive e çmimit të shitjes të të gjitha mallrave dhe produkteve ushqimore, barnave, pajisjeve mjekësore dhe shërbimeve, në krahasim me çmimin e tyre në shitje të rregullt të tregtuar në muajt paraardhës nga data e hyrjes në fuqi të këtij akti normativ dhe për produktet sezonale, sipas çmimit të tregtuar në të njëjtën periudhë kohore të vitit paraardhës nga data e hyrjes në fuqi të këtij akti normativ, kur nuk vjen si pasojë e çmimit nga importi i tyre, dënohet me gjobën  5 000 000 (5 milionë) lekë për shitjen me shumicë dhe 100 000  (njëqind mijë) për shitjen me pakicë. në rast përsëritjeje subjektit i mbyllet veprimtaria për 6 muaj”, shkruante Rama në rrjetet sociale.

Etiketa: abuzim me cmimetKashartregu agroushqimor

Të lidhura

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura
Aktualitet

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura

Ndërsa procesi i numërimit po shkon drejt fundit, janë publikuar të dhënat paraprake për 10 kandidatët më të votuar nga...

19:54 15/05/2025
Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza
Aktualitet

Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza

Të paktën 62 persona humbën jetën në Rripin e Gazës si pasojë e një vale të re sulmesh ajrore izraelite...

19:34 15/05/2025
Para

Maqedonia e Veriu shtyn zgjedhjet për shkak të koronavirusit, Zaev propozon shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura

19:54 15/05/2025
Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza

Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza

19:34 15/05/2025
Votat e diasporës, mbërrin ngarkesa e fundit me fletët e votimit në Parkun Olimpik

Votat nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin

19:16 15/05/2025
“Kërkova qetësi, u godita,” flet kryetari i KZAZ 30 pas incidentit

“Kërkova qetësi, u godita,” flet kryetari i KZAZ 30 pas incidentit

18:53 15/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.