Një 22-vjeçar, pjesëtar i ekuipazhit të një anijeje, humbi jetën si pasojë e rrëzimit aksidental nga shkallët e mjetit lundrues të quajtur ‘Ema’, me flamurin e Tanzanisë.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në Porto Romano.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se viktima është me origjinë indiane.
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 12:00, në Porto Romano, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga shkallët e një anijeje, shtetasi Y. B., 22 vjeç, pjesëtar i ekuipazhit, i cili si pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.