Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë sot qytetin e Elbasanit kanë krijuar vështirësi serioze në qarkullimin e automjeteve.
Disa rrugë të qytetit janë përmbytur, duke vështirësuar lëvizjen si për automjetet ashtu edhe për këmbësorët.
Po ashtu, ka pasur rrëshqitje dherash në aksin Elbasan-Korçë, veçanërisht në zonat malore, duke bllokuar disa segmente rrugore.
Policia ka apeluar për kujdes të shtuar gjatë lëvizjes në këtë rrugë.