Rregjistrohen dy lëkundje tërmeti të njëpasnjëshme në Shqipëri

Pak minuta më parë janë regjistruar dy lëkundje të njëpasnjëshme tërmeti në Shqipëri.
Sipas të dhënave nga EMSC, epiqendra ka qenë në afërsi të Elbasanit.
Lëkundja e parë ka pasur magnitudën 3.6 të shkallës Rihter, ndërsa e dyta 3.1.
Fatmirësisht, deri më tani nuk raportohet për dëme nga këto lëkundje.