“Roja që përdhunoi 15-vjeçaren u rrah keq nga i biri për ngacmime ndaj të miturve”

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një ngjarje e rëndë tronditi kryeytetin ditën e djeshme.

65-vjeçari, Abaz Doga abuzoi për tre vjet me një të mitur e cila në momentin kur ka bërë denoncimin në Polici është në moshën 15-vjeçare.

Abaz Doga ka punuar si roje në shkollën ku studionte adoleshentja dhe e ka shantazhuar atë për një kohë të gjatë duke shkruar në mure “Sa** K*va” derisa e reja është dorëzuar dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të.

Në momentet intime ai ka filmuar gjithçka duke e shpërndarë videon tek tre të rinj që po ashtu e kanë shantazhuar vajzën dhe kanë kryer marrëdhënie seksuale me të.

Sipas “JOQ Albania”, roja i shkollës ishte komshi me të miturën dhe nëna e kësaj të fundit kishte dijeni për ngjarjen, por nuk reagonte pasi vajza përfitonte të ardhura përmes marrëdhënieve seksuale nën tutelën e 65-vjeçarit.

Edhe një dëshmi tjetër hedh dritë mbi ngjarjen e rëndë.

Sipas “JOQ” dhe dëshmisë së një qytetari, Abaz Doga është një njeri vërtet i ndyrë dhe se ka patur edhe ngacmime të tjera ndaj të miturve prej tij, aq sa i biri e ka rrahur dhe e ka larguar nga shtëpia.

Mesazhi i qytetarit:

Ju lutem se realisht nuk doja te perfshihem por eshte shume e vertete qe ai eshte nje njeri i ndyre.

Ka 1 jete roje ne ate shkolle dhe ka patur dhe ngacmime te tjera, aq sa nje here i biri e rrahu shume keq. P

o ky ndyresi njeri nuk zuri mend. Uroj me shpirt te denohet e ti dali ne burg ai shpirt i ndryre.

Familja nuk e mbrshtet fare ka kohe, me sa di une i biri e ka nxjerre dhe nga shtepia. Mbiemrin e kane Doga jo Doka, quhet Abaz Doga.

Vajza është në gjendje të rëndë psikologjike dhe nën asistencë të qendrës ARSIS ka dhënë dëshminë e saj për gjithë ngjarjen.

Shpërndaje
Share.

Komento