Rivendosi masa bllokuese anti-Covid/ Ja çfarë vendos lokali më i famshëm i Berlinit për Kancelaren Merkel…

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në Gjermani jo të gjithë qytetarët e kanë mirëkuptuar dhe mirëpritur shtrëngimin e masave anti-Covid nga ana e qeverisë federale, madje ka pasur edhe shumë protesta.

Qytetarët gjermanë janë të mendimit se marrja e masave izoluese për pandeminë, është e pastudiuar dhe e kotë, në një kohë që ka pasur edhe shumë rajone që nuk kanë pranuar ta zbatojnë kufizimin.

Por në Berlin, duket se ka ndodhur edhe protesta më origjinale kundër masave anti-Covid dhe vet Kancelares Merkel.

Bar-lokali kult i Berlinit, ka vendosur që t’i ndalojë hyrjen kancelares gjermane, Angela Merkel, ministrit të Financave, Olaf Scholz dhe politikanëve të tjerë kryesor, për shkak të mbylljes së paralajmëruar të të gjitha ambienteve hotelierike, raporton “Der Spiegel”.

Jorn Peter Brinkmann dhe Jan Philipp Bubinger, pronarët e lokalit, e raportuan këtë nëpërmjet një video-mesazhi të publikuar në Facebook.

Ata e konsiderojnë kancelaren dhe bashkëpunëtorët e saj përgjegjës për futjen e masave shtrënguese që synojnë frenimin e përhapjes së coronavirusit.

“Disa nga këta politikanë kanë vendosur të mbyllin përsëri restorantet dhe të na ndalojnë të punojmë. Ne po i rendisim në listën e zezë menjëherë.

Ne nuk do të jemi të lumtur t’i shërbejmë kancelares Angela Merkel, Ministrit të Financave Olaf Scholz, kryeministrit bavarez, Markus Soder, Kryetarit të Berlinit, Michael Müuler”,- u shprehën ata, duke ftuar kolegët e tjerë t’iu bashkohen lëvizjes së tyre.

/Burimi: BILD/ GazetaReforma.com/

 

Shpërndaje
Share.

Komento