fbpx

Rinovimi i kartave ID/Ministria e Brendshme jep njoftimin e rëndësishëm

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zyrat e aplikimit për karta ID dhe pasaporta do të jenë të hapura edhe këtë të shtunë për të gjithë ata që duan të aplikojnë për rinovim. Njoftimin e ka dhënë Ministria e Brendshme në faqen e saj zyrtare. Ministria iu bëën thirrje gjithë qytetarëve që iu ka kaluar afati i përdorimit të kartave të aplikojnë për rinovim pasi ndryshe do humbasin mundësinë për të votuar në zgjedhjet e 25 prillit.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Brendshme:

NJOFTIM – ZYRAT E APLIKIMIT PËR ID KARTA E PASAPORTA TË HAPURA EDHE KËTË TË SHTUNË

Ministria e Brendshme njofton qytetarët se të gjitha zyrat e aplikimit për ID karta dhe pasaporta biometrike do të jenë të hapura edhe sot, datë 27 shkurt 2021.

MB dhe DPGJC fton qytetarët që u ka përfunduar afati i vlefshmërisë së kartave të identitetit, të kryejnë sa më parë procedurat për rinovimin e saj. Përmes ID kartës përfitohen shërbime online dhe fizike, por edhe mundësinë për të votuar në zgjedhjet e 25 Prillit.

Rikujtojmë se riaplikimi për ID kartë mund të bëhet në çdo zyrë, pavarësisht vendbanimit. E gjithë procedura merr pak minuta. Mjafton kuponi i blerë në Postë dhe të paraqitja në zyrën e aplikimit me ID kartën e skaduar.

 

Shpërndaje
Share.

Komento