Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Rindërtimi pas tërmetit/ Ministri Ahmetaj bën premtimin e ‘bujshëm’: Banesat individuale mbarojnë… A do ta mbajë fjalën?

15:45 29/09/2020
Reading Time: 2 min lexim

Në nisje të fushatës elektorale për zgjedhjet e vitit 2021, e gjithë qeveria dhe mazhoranca janë hedhur në garë, kush e kush të bëjë premtimet më të mëdha, me synimin e bërjen e sa më shumë votave.

Por më tepër se kush do tjetër duket se “thesin” e ka hapur ministri socialist i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, i cili sot ka bërë disa premtime vërtetë të mëdha për banorët e zonave të goditura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Duke folur për “Planin e Rindërtimit 2020”, ministri Ahmetaj, deklaroi se, një pjesë e mirë e banesave do të mbarojnë përpara Vitit të Ri.

“Një pjesë e mirë e banesave individuale mbarojnë më 31 dhjetor 2020. Kemi 92 objekte kolektive që duhen vlerësuar, shembje apo të tjera. Kanë nisur edhe ndërtimet që financohen nga qeveria turke. Brenda 15 tetorit hapen themelet e lagjes ‘5 maji’”,- premtoi sot Ahmetaj gjatë një konference të përbashkët shtypi me Kryeministrin Rama dhe ministren e Financave.

Sipas Ahmetajt, “janë edhe 2 mijë përfitues nga njësitë individuale. Janë 143 objekte arsimore që janë financuar nga buxheti i shtetit, në 33 objekte kanë filluar punimet, në 4 objekte pritet të nisin punimet, kemi 92 shkolla nga donatorët”.

Arben Ahmetaj theksoi se, qeveria ka parashikuar lëvrimin e disa parave që i ka shpërndarë për rindërtim.

“Qeveria ka akorduar 9.44 miliardë lekë, që do të shkojnë në duar të familjarëve, banesat e së cilëve janë me probleme të vogla ose mesatare. Ndërsa, 20 miliardë lekë janë shpërndarë.

Janë mbi 27 mijë familje që përfitojnë brenda tetorit 2020. Deri tani janë paguar mbi 19 mijë familje dhe në dorë familjet kanë marrë 5.4 miliardë lekë”,- shtoi më tej ministri Ahmetaj.

Nuk dihet nëse të gjitha këto zotime ministri Ahmetaj do të mund t’i realizoj sipas premtimeve brenda këtij viti, por ajo që është e qartë është fakti se me rindërtimin e banesave, qeveria është shumë prapa.

Janë me dhjetëra rastet kur qytetarët e zonave të goditura nga tërmeti po ankohen se po bëjnë një jetë të vështirë nëpër çadra, e po ashtu nuk kanë përfituar asnjë lloj ndihme nga shteti.

Por nga ana e saj, qeveria është shprehur disa herë se projektin e madh të “rindërtimit të zonave të goditura” e ka vënë në “rrugë të mbarë”.

Ndërkohë fundi i vitit nuk është shumë larg dhe pas tij do të vijnë shumë shpejt edhe zgjedhjet parlamentare të prillit 2021, prandaj maxhoranca socialiste është edhe nën efektin e këtij presioni që mund t’u kushtojë rrjedhjen e mijëra votave.

/GazetaReforma.com/

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: arben ahmetajpremtimeprojekttermeti

Të tjera

Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen
Aktualitet

Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

Prej disa ditësh, Policia e Shtetit ka ndërmarrë një valë procedimesh ndaj qytetarëve që kanë marrë pjesë në protestat dhe...

13:07 19/06/2026
Arroganca e pushtetit në mes të protestave: Parlamenti kalon ligje sikur të mos ndodhte asgjë, lirohen 466 të burgosur
Aktualitet

Arroganca e pushtetit në mes të protestave: Parlamenti kalon ligje sikur të mos ndodhte asgjë, lirohen 466 të burgosur

Në mes të protestave qytetare dhe klimës së tensionuar politike në vend, Parlamenti vijon axhendën e tij sikur jashtë dyerve...

12:49 19/06/2026
Para

Bojkot dhe përshkallëzim protestash, ja çfarë u vendos në mbledhjen e Ligës

Lajmet e fundit

Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

13:07 19/06/2026
Arroganca e pushtetit në mes të protestave: Parlamenti kalon ligje sikur të mos ndodhte asgjë, lirohen 466 të burgosur

Arroganca e pushtetit në mes të protestave: Parlamenti kalon ligje sikur të mos ndodhte asgjë, lirohen 466 të burgosur

12:49 19/06/2026
Fund tragjik për Eglant Koçin, familjarët identifikojnë trupin; në kokë i gjendet plagë e dyshuar me armë zjarri

Fund tragjik për Eglant Koçin, familjarët identifikojnë trupin; në kokë i gjendet plagë e dyshuar me armë zjarri

10:55 19/06/2026
Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

22:57 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English