Rikthimi në PS dhe kurbani për negociatat? Ja si u përgjigj Tahiri

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri doli sot në një deklaratë për mediat, ku foli në lidhje me procesin ndaj tij, ndërsa iu përgjigj edhe interesit të gazetarëve.

Tahiri e quajti vendimin e gjykatës ndaj tij një gjysmë të vërtetë, ndërsa shtoi se do t’i shkojë deri në fund, pasi beson te drejtësia.

Ai u pyet nga gazetarët për rikthimin në politikë dhe në Partinë Socialiste.

Sipas Tahirit, rikthimi në politikë nuk do të thotë që të kesh një karrige, por të japësh një kontribut.

Ndër të tjera ai shtoi, se gjëja më e rëndësishme për momentin për të, është t’i shkojë deri në fund drejtësisë, për t’i bindur të gjithë për pafajësinë e tij.

“Unë them që më shumë se lista e emrave, duhet t’ju shqetesojë fenomeni. Me emrat e di si zgjidhet, fenomeni është ai që më shqetëson më shumë. Sa për rikthimin tim në politikë ose jo, s’di pse e keqkuptoni në qeveri ose qeverisje s’d të thotë të kesh një karrige që të kthehesh me nje kontribut. S’e kam menduar këtë cështje tani. Do i shkoj deri në fund të vërtetës time. Sec çdo bëj me karrierën time se ka në dorë as partia as cdo individ brenda saj. Më lini t’i shkoj deri në fund të vërtetës time. Po të jeni të bindur se ka askush në dorë përvec meje.” u shpreh Tahiri.

Më tej ish-ministri komentoi edhe zërat, që thonë se po bëhet kurban për çeljen e negociatave.

Sipas tij, kurban janë ata njerëz në politikë, që s’janë të lirë të mendojnë.

“Kurioziteti im është t’i shkoj kësaj rruge deri në fund. Më keni trembur sa herë më pyesni edhe më fyeni a do bëhesh kurban. Ka patur në politikë njerëz që janë kurban se s’janë të lirë të mendojnë. Ata janë kurbani jo unë. Kam njohur burra që kanë bërë burg dhe kanë qenë të lirë. Se s’ka të bëjë sesa i lirë je, kur s’je i lirë në mendje. Nga një katalog njerëzish, ata janë kurbani. Unë jo. Ju lutem shuajeni kuriozitetin tuaj për të ardhmen time në politikë. S’është kjo çështja. S’më duhet kjo. Kam dy vjet që hesht për drejtësinë. Më intereson drejtësia dhe t’ju bind edhe ju që po e përballoj i vetëm përballë të gjithëve.” theksoi Tahiri.

Shpërndaje
Share.

Komento