Rikthehet frika/ Lëkundje tërmeti në Tiranë e Shijak, ja sa ishte magnituda
Lëkundje tërmeti janë shënuar disa minuta më parë në Tiranë.
Sipas Qendrës Evropiane të Tërmeteve (ESCM), tërmeti ka qenë me magnitudë 3.3 të shkallës rihter.
Lëkundjet janë ndjerë në Tiranë e Shijak edhe pse kanë qenë me thellësi 10 kilometra.
Frika për lëkundje të tjera është rikthyer në qytetet e Shqipërisë së Mesme, pasi të gjithë e kujtojnë tërmetin tragjik të 26 nëntorit 2019.
