Skip to content
Kryesore

Rikthehen reshjet e dëborës, zbardhet Voskopoja dhe Dardha

· 1 min lexim

Janë rikthyer reshjet e dëborës në qarkun e Korçës, duke filluar nga orët e para të mëngjesit të sotëm.

Reshje dëbore ka pasur edhe në qytetin e Korcës, veçanërisht në lartësitë mbi 1300 metra.

Në Dardhë dhe Voskopojë, trashësia e dëborës ka arritur nga 5 deri në 10 cm.

Kontraktorët janë në terren për çdo situatë të krijuar nga kushtet e motit, duke u angazhuar për pastrimin dhe kriposjen e rrugëve.

Nuk ka vështirësi në qarkullimin e mjeteve por drejtuesit duhet të ulin shpejtësinë dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.