Rezultat i ngushtë/ Presidenti Maqedonisë së Veriut do të zgjidhet me balotazh

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Përfundon edhe raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut dhe deri më tani është vendosur që Stevo Pendarovski i Lidhjes Social Demokrate, i mbështetur edhe nga Bashkimi Demokratik për Integrim dhe partitë e tjera të koalicionit qeveritar, dhe Gordana Siljanovska Davkova e VMRO-DPMNE-së do të përballen në balotazh më 5 maj.

Kjo do të ndodhë sepse rezultati është shumë i ngushtë, ku Stevo Pendarovski, është me 42.84 %, ndërsa Gordana Siljanovska Davkova, ka fituar 42.24 %.

“Jam i bindur se në raundin e dytë do të kemi një president evropian për shtetin tonë”, tha kryeministri Zaev të dielën mbrëma.

“Ne fituam”, tha ndërkaq Hristijan Mickoski, udhëheqës i VMRO-DPMNE-së në opozitë që mbështeti  Siljanovska-Davkova.

Sipas statistikave të publikuara, në total procesi është vëzhguar nga 3 mijë e 100 pjesëtarë të organizatave vendase dhe 419 vëzhgues të huaj, prej tyre më së shumti nga OSBE-ODIHR, ndërkohë që Ambasada amerikane pati 42 vëzhgues. Deri më tani janë numëruar 90% e votave dhe sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, në zgjedhje morën pjesë 41.9 % e votuesve të regjistruar.

Shpërndaje
Share.

Komento