Reshjet masive të ujit kanë krijuar një situatë problematike në qytetin e Elbasanit.
Në këtë qytet reshjet nuk kanë pushuar prej 24 orësh.
Pamjet e “Balkanweb” tregojnë përmbytjet në vendin e quajtur “N.Sh.U”, në lagjen nr.2 dhe në ish-kombinatin metalurgjik.
Disa objekte dhe banesa që ndodhen në këto zona po rrezikojnë përmbytjen.
Agjencia e Shërbimeve Publike në Elbasan po punon për normalizimin e situatës.
Mësohet se probleme me reshjet ka pasur edhe në disa zona të Bashkisë Cërrik.