Reshjet e shiut nuk kanë kursyer as “Urën e Zogut” në Milot, një monument kulture i mbrojtur nga shtetit. Prurjet e shumta të lumit kanë bërë që një nga këmbët e e urës të fundoset në lum me rreth 2 metra.
Për pasojë i gjithë monumenti ka lëvizur, ndërsa traseja në anën veriore është spostuar me rreth një metër dhe ka pësuar plasaritje. Problematika është konstatuar gjatë ditës së hënë ku janë vënë në dijeni dhe përfaqësuesit e Drejtorisë së Kultures Kombëtare në Shkodër të cilat pritet të inspektojnë nga afër monumentin të martën, për të parë mundësinë e ndonjë ndërhyrjeje emergjente për të shpëtuar shembjen e plotë të urës.
Alarmi për këtë situatë është dhënë prej kohësh, pasi këmbët janë gërryer nga shfrytëzimi pa kriter i lumit Mat, por asnjë masë nuk është marrë për frenimin e këtij fenemoni dhe mbrojtjen e monumetit me vlera të jashtezakonshme hitorike.
Ura e Zogut është një nga më të veçantat për strukturën e saj arkitekturore. Stili i harqeve i japin asaj vlerë muzeore. Ajo gjendet në të majtë të Rrugës së Kombit, në të dyja ekstremet e lumit Mat dhe daton që nga viti 1927.Vetë mbreti Zog ishte ideatori i ndërtimit të kësaj ure shumëfunksionale, sidomos për kohën. Ato vite ajo ishte një portë e domosdoshme për të hyrë në Shqipërinë e Epërme që përfshin Shkodrën, Lezhën, Mirditën, Tropojën, Kukësin, Pukën etj.
Ura është projektuar nga një inxhinier italian dhe pothuajse e gjithë baza materiale u soll nga italianët.Që nga viti 1999, Ura e Zogut është shpallur monument kulture që mbrohet nga shteti, por diçka e tillë ka munguar, pasi nuk është mirembajtur dhe kryer asnjë investim.
Mat
Një shembje e madhe e dherave ka bërë që rruga nacionale Burrel-Tiranë të bllokohet plotësisht për disa orë. Një masiv i madh dheu, në afërsi të urës së Ulzës, ka paralizuar qarkullimin.
Autoritetet dhe mjetet e firmës mirëmbajtëse punuan në terren për të hapur sa më parë rrugën. Siç duket edhe nga planet një furgon rrezikoi të binte.
Ndërkohë që PD lokale denoncon se situata është shumë e rëndë dhe njerëzit janë bllokuar prej orësh.
Shkumbini
Lumi Shkumbin po kthehet në shtrat, por rreziku s’ka kaluar, për këtë arsye, zv. Kryeministri Erion Braçe u bën apel qytetarëve që të mos afrohen për asnjë qëllim aty pranë.
Në Shkodër, nën total nën ujë janë 1823 ha, teksa në Obot vijon të mbetet e pakalueshme rruga pasi lartësia e ujit ka arritur deri në 80 cm. Problem mbetet gërryerja e nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme dhe nga lumi Kir në vendin e quajtur Bardhaj, fshati Bardhaj.
Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut ka pasur rënie gurësh dhe inertesh në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas, si pasojë është bllokuar për pak minuta qarkullimi deri sa firma të bëjë të mundur pastrim e rrugës.
Vjosa
Në Vlorë, situata paraqitet e qetë ku fatmirësisht nuk ka sipërfaqe dhe banesa të përmbytura. Prefektura raporton se ka një rritje të nivelit të ujit në lumin Vjosë, por nuk përbën problem. Edhe në Korçë nuk raportohet për përmbytje, por mësohet se ka mungesë të energjisë elektrike në disa zona.
/Gazetareforma.com/