Pas problematikave që solli moti i rënduar në Shkodër duke sjellë dëmtime tek automjetet e parkuara, rreshjet e dendura të shiut kanë krijuar probleme serioze edhe tek akset në Prefekturën e Gjirokastrës. Në orët e para të mëngjesit të sotëm u bllokua segmenti rrugor Bënçë-Lekdush, në njësinë administrative Kurvelesh Bashkia Tepelenë për shkak të rreshjeve të shiut dhe rënies së inerteve nga lartësitë. Në këto momente që po flasim aksi është i kalueshëm vetëm me një sens drejtimi pasi është bllokuar nga inertet. Bashkia Tepelenë po merr masa duke dërguar dy automjete për zhvendosjen e inerteve.
One Albania rrit tarifat pa arsye, AKEP zgjohet me vonesë ndërsa qytetarët paguajnë më shumë
Rritja e tarifave nga “One Albania” duke nisur nga 1 maji 2026 ka rikthyer në vëmendje një problem të vjetër...








