Organizata ndërkombëtare “Reporter pa kufij” ka bërë sot një deklaratë ku dënon sulmet e Presidentit Meta ndaj gazetari Adriatik Doçi, pasi ky publikoi skandalin e dhënies së nënshtetësive.
Deklarata dënon gjithashtu, edhe fjalorin denigrues që përdorin nga gazetarëve, si kryeministri edhe presidenti.
“Dënojmë komentet denigruese të Presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Rama për gazetarët! Presidenti Meta ofendoi gazetarin Adriatik Doçi të Report Tv, kur ky i fundit publikoi investigimin mbi shkeljet e mundshme të ligjit për nënshtetësinë” – deklaron organizata “Reporterët pa Kufij” në një postim në Twitter.
/GazetaReforma.com/