Skip to content
Kosovë

Rënie e rasteve me Covid-19 në Kosovë, raportohen 10 humbje jete

· 2 min lexim

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar 173 raste me koronavirus, një rënie e lehtë në krahasim me ditën e djeshme kur regjistroheshin 259 raste. Ministria e Shëndetësisë ka informuar se 10 qytetarë kanë humbur jetën, ndërsa janë shëruar 2261. Në 24 orët e fundit janë dhënë 19.193 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.167.006 doza të vaksinës.Deri më sot 439.723 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Numri total i rasteve aktive është 9764. Instituti I Shëndetit Publik bën thirrje për mbajtjen e maskës mbrojtëse dhe distancës fizike.

Njoftimi i plotë:                    

19 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 19.193 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.167.006 doza të vaksinës.

Deri më sot 439.723 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 5.798 testime, 173 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 10 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 2.261 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 146.444.

Në total numri i rasteve aktive është 9.764.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!