Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

REL: Junta mbyll hapësirën ajrore të Nigerit për shkak të rrezikut nga ndërhyrja ushtarake

10:05 07/08/2023
Reading Time: 2 min lexim

Liderët e puçit ushtarak në Niger kanë mbyllur hapësirën ajrore të shtetit, duke u thirrur në kërcënim të ndërhyrjes ushtarake nga fqinjët e tyre.

Sipas Flightradar24, që monitoron të dhënat e fluturimeve, aktualisht nuk ka asnjë avion në qiellin e Nigerit.

Grupi i shteteve të Afrikës Perëndimore, ECOWAS, më herët kishte paralajmëruar se do të përdorë forcën nëse presidenti i Nigerit, Mohamed Bazoum, nuk rimerr pushtetin deri në orët e para të së hënës.

Një zëdhënës i juntës tha se forcat e armatosura të Nigerit janë të gatshme të mbrojnë vendin.

Bazoum u arrestua më 26 korrik dhe gjenerali Abdourahmane Tchiani, që është komandant i gardës presidenciale, e shpalli veten lider të ri të shtetit.

Puçi ushtarak u dënua nga faktori ndërkombëtar, përfshirë edhe nga ish-fuqia koloniale, Franca, dhe shtetet e tjera të Bashkimit Evropian, por edhe nga Shtetet e Bashkuara dhe Kombet e Bashkuara.

Në një deklaratë të lexuar në televizionin kombëtar të dielën, përfaqësuesi i juntës tha se ushtria e Nigerit kishte informacione se një “fuqi e huaj” po përgatitej të sulmonte shtetin.Pas një takimi krize në Nigeri, shefat ushtarakë të ECOWAS thanë të premten se kanë hartuar një plan të detajuar për përdorimin e mundshëm të forcës.

“Janë hartuar të gjitha elementet që kërkohen për një ndërhyrje të mundshme, përfshirë burimet që kërkohen dhe si dhe kur ne do të dislokonim forcat”, tha Abdel-Fatau Musah, komisionar i ECOWAS për çështje të politikës, paqes dhe sigurisë.

“Ne duam që diplomacia të funksionojë, ne duam që ky mesazh qartazi t’iu transmetohet atyre [juntës së Nigerit] dhe ne u kemi dhënë atyre çdo mundësi të zhbëjnë atë që kanë bërë”, shtoi ai.

ECOWAS dha ultimatum një javë më parë, duke kërkuar nga gjeneralët që të largohen nga pushteti. Tashmë ky afat ka skaduar.

ECOWAS është bllok rajonal i tregtisë ku bëjnë pjesë 15 shtete të Afrikës Perëndimore, përfshirë Nigerinë, Senegalin, Togon dhe Ganën. Por, liderët e puçit nuk kanë dhënë sinjale se kanë vullnet që të largohen nga pushteti dhe të dielën mijëra mbështetës të tyre mbajtën një tubim në stadiumin në kryeqytetin Niamej.

Dy shtete fqinje të Nigerit – Burkina Faso dhe Mali – më herët kanë paralajmëruar se çdo ndërhyrje e jashtme ushtarake në Niger, ata do ta konsideronin “shpallje të luftës” ndaj tyre. Burkina Faso dhe Mali janë anëtarë të ECOWAS, por anëtarësimi i tyre në këtë bllok rajonal është pezulluar që kur këto dy shtete udhëhiqen nga juntat ushtarake.

Nigeri është një prodhues i rëndësishëm i uraniumit – një përbërës vital për energji bërthamore – dhe nën udhëheqjen e presidentit Bazoum ishte një aleat kyç i Perëndimit në luftën kundër militantëve islamikë në rajonin Sahel të Afrikës Perëndimore./rel/

Të lidhura

Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj
Aktualitet

Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Nga Vladimir Karaj, BIRN Në hollin e zhurmshëm të aeroportit të Rinasit, mesditën e 13 korrikut, Maricel* qesh dhe qan...

14:06 21/07/2025
Gazetarja e huaj në Kuçovë: Shqipëria promovohet si parajsë, por është e zhytur në ndotje
Aktualitet

Gazetarja e huaj në Kuçovë: Shqipëria promovohet si parajsë, por është e zhytur në ndotje

Ndërsa Shqipëria promovohet në arenën ndërkombëtare si një destinacion i paprekur, me natyrë të virgjër dhe brigje të pastra, një...

13:51 21/07/2025
Para
Tentoi të vidhte një filial banke në Unazën e Re, si u kap ‘mat’ 23-vjeçari në Tiranë  (EMRI)

Tentoi të vidhte një filial banke në Unazën e Re, si u kap 'mat' 23-vjeçari në Tiranë (EMRI)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

14:06 21/07/2025
Gazetarja e huaj në Kuçovë: Shqipëria promovohet si parajsë, por është e zhytur në ndotje

Gazetarja e huaj në Kuçovë: Shqipëria promovohet si parajsë, por është e zhytur në ndotje

13:51 21/07/2025
Zjarri në Drenovë del jashtë kontrollit, flakët përhapen drejt zonës së banuar

Ministria e Mbrojtjes: Gjatë 24 orëve janë raportuar 23 vatra, 7 janë ende aktive

13:39 21/07/2025
U kapën me mbi 21 kg eksploziv, prokuroria kërkon 46 vite burgim në total për 3 të pandehurit

U kapën me mbi 21 kg eksploziv, prokuroria kërkon 46 vite burgim në total për 3 të pandehurit

13:24 21/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.