Një 36-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia, pasi dyshohet se rekrutonte shtetase të huaja për prostitucion, duke përdorur faqe online.
Gjatë një viti, ai kishte përfituar rreth 200,000 euro nga kjo veprimtari e paligjshme.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Escort 1”, janë proceduar penalisht 16 shtetase me origjinë braziliane dhe kolumbiane, të cilat ushtronin prostitucion në ambiente me qira ditore.
Gjatë operacionit, policia sekuestroi 7,000 euro dhe 6 celularë.
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Tiranë, në bashkëpunim me DVKM Tiranë, kanë dokumentuar këtë rast dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin:
M. N., 36 vjeç, banues në Tiranë.
Policia vijon punën për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.