Regjistroi dje dy rastet e para me koronavirus, mbyllet për 14 ditë kufiri me Kosovën

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Policia Kufitare ka njoftuar mbylljen e kufirit me Kosovën për 14 ditë, si masë parandaluese për përhapjen e COVID-19.

Që prej orës 10:00 të ditës së sotme, asnjë automjet nuk do të lejohet të futet në Kosovë dhe anasjelltas.

Përjashtim bëjnë vetëm shtetasit kosovarë që duan të futen në Kosovë dhe ata shqiptarë, që duan të kthehen në Shqipëri.

Makinat e vetme që do të lejohen, janë ato të ambulancave, mallrave dhe qeveritare.

Vendimi i palës kosovare është marrë për të gjithë pikat kufitare, jo vetëm atë me Shqipërinë.

Njoftimi i policisë

Policia Kufitare

Policia Kufitare njofton të gjithë qytetarët se pikat e kalimit kufitar me Kosovën do të mbyllen për 14 ditë, për arsye të parandalimit të COVID-19.

Duke filluar prej orës 10:00 të datës 14.03.2020, nuk do lejohet asnjë automjet dhe asnjë shtetas të hyjnë në Kosovë dhe anasjelltas.

Do lejohen të hyjnë në Kosovë, shtetasit kosovarë që janë në Shqipëri dhe duan të kthehen në Kosovë, si dhe do lejohen të hyjnë në Shqipëri, shtetasit shqiptarë që janë në Kosovë dhe duan të kthehen në Shqipëri.

Do lejohen ambulancat, lëvizja e mallrave dhe makinave qeveritare.

Ky vendim i palës kosovare është marrë për të gjithë kufirin e Kosovës, jo vetëm për kufirin me Shqipërinë.

Policia Kufitare kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që të anullojnë lëvizjet e planifikuara dhe ata që ndodhen duke lëvizur në drejtim të Morinës, të kthehen mbrapa, pasi nuk do lejohen të kalojnë.

Kujtojmë këtu se ditën e djeshme, në Kosovë u shënuan dy rastet e para me koronavirus.

Të prekurit janë një 20-vjeçare italiane dhe një 70-vjeçar nga Kosova, të cilët ndodhen në gjendje të qëndrueshme.

Ndërkohë ka nisur puna për gjurmimin e kontakteve të dy pacientëve.

Kosova ka marrë një sërë masash për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, duke mbyllur shkollat, linjat ajrore e tokësore, si dhe duke pezulluar aktivtetet publike.

I vetmi vend në rajon i cili nuk ka asnjë të prekur me koronavirus është Mali i Zi.

Shpërndaje
Share.

Komento