Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Regjistrohet viktima e dytë nga koronavirusi, 66-vjeçari nga Lushnja ndërron jetë te Infektivi

09:19 18/03/2020
Reading Time: 2 min lexim

Ka shkuar në dy numri i viktimave nga koronavirusi në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije, se ka ndërruar jetë 66-vjeçari nga Lushnja, i cili ndodhet te Infektivi.

Në njoftim thuhet se ai vuante nga sëmundje të tjera si insuficenca kardiake, edemë pulmonarë dhe insuficencë renale.

“Ndërron jetë në spitalin infektiv pacienti 66-vjeçar, kishte komplikacione të rënda Mëngjesin e sotëm ndërroi jetë pacienti i shtruar në spitalin Infektiv, i konfirmuar me COVID-19, i cili ishte në gjendje të rëndë, në respirim të drejtuar në reanimacion.
66-vjeçari nga Lushnja prej disa ditësh ishte i shtruar në shërbimin Infektiv, në gjendje të rëndë. Pacienti vuante nga disa sëmundje shoqëruese: insuficenca kardiake, edemë pulmonarë dhe insuficencë renale.”, njoftohet nga ministria.

Kujtojmë këtu se viktima e parë ishte një e moshuar e cila ndërroi jetë në spitalin e Durrësit disa ditë më parë.

Ajo ishte kthyer nga Italia më 1 mars dhe ua kishte mbajtur të fshehtë doktorëve këtë fakt.

Ndërkohë numri i të prekurve ditën e djeshme arriti në 55.

Nga këto 25 ndodhen në reapartin e Infektivit, ndërsa pjesa tjetër të karantinuar në shtëpi.

Për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, qeveria ka ndërmarrë një sërë masash, duke ndaluar qarkullimin e makinave përtej orareve të përcaktuara.

Gjithashtu pas orës 18:00 ndalohet edhe lëvizja e këmbësorëve.

Më herë janë mbyllur shkollat, lokale, ndërsa për kompaninë që nuk mund të ndërpresin punën, Rama ka paralajmëruar gjoba, nëse nuk respektojnë masat ndaj COVID-19.

Prej ditësh në rrugë ndodhet policia dhe ushtria, të cilët po mbikëqyrin zbatimin e urdhërave të kryeministrit, si dhe po kontrollojnë personat e ardhur nga Italia, nëse janë duke e zbatuar rregullin e vetëkarantinimit.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: infektivikoronavirusiviktima

Të tjera

Tragjedi në Durrës, 11-vjeçari mbytet duke u larë në det
Aktualitet

Tragjedi në Durrës, 11-vjeçari mbytet duke u larë në det

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Durrës, ku një fëmijë 11-vjeçar dyshohet se është mbytur teksa...

11:51 21/06/2026
“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë
Aktualitet

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

Protesta para Kryeministrisë do të vijojë edhe gjatë natës. Shqiptarët e ardhur nga diaspora, të cilët iu bashkuan tubimit të...

23:53 20/06/2026
Para

“Nuk do të zhvillohet asnjë shërbesë”, Kisha Orthodhokse njofton masat e marra për shkak të koronavirusit

Lajmet e fundit

Tragjedi në Durrës, 11-vjeçari mbytet duke u larë në det

Tragjedi në Durrës, 11-vjeçari mbytet duke u larë në det

11:51 21/06/2026
“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

23:53 20/06/2026
Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English