Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Refuzimi i Kosovës i pakuptimtë”/ Rama flet nga takimi i Minishengenit Ballkanik: Nisma është gjithpërfshirëse

14:02 21/12/2019
Reading Time: 2 min lexim

Ditën e sotme në Tiranë është mbajtur takimi i tretë në kuadër të “Minishengenit Ballkanik”. Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama ka falenderuar liderët e Serbisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi, për mbështetjen pas tërmetit.

Kreu i qeverisë u shpreh se kjo nismë është gjithpërfshirëse dhe nuk përjashton askënd.

Refuzimin e Kosovës Rama e ka quajtur të pakuptimtë dhe të dëmshëm për vetë atë.

Shefi i qeverisë u shpreh, se plagët e së shkuarës nuk kurohen me acid dhe helm, ndërsa shtoi se vetëizolimi dhe refuzimi, nuk kanë sjellë kurrë të mira.

Sipas Ramës, kjo nismë është në koherencë të plotë me ambicien e të gjitha vendeve.

“Më lejoni që në mbyllje të takimit të tretë të nismës së Ballkanit Perëndimor për të çuar përpara procese të nisura prej vitesh dhe për të zbatuar marrëveshje të bëra prej vitesh, në radhë të parë të shpreh falënderimin tim më të thellë për të gjithë solidaritetin e shprehur nga të tre miqtë e nderuar që ndajnë bashkë me mua tryezën këtu dhe nga vendet e tyre menjëherë pas tragjedisë së 26 nëntorit. U jemi shumë mirënjohës të gjithë trupave të kërkim-shpëtimit apo edhe të gjithë individëve dhe grupeve që erdhën nga Mal i Zi, Serbia, Maqedonia e Veriut për të asistuar Shqipërinë e shqiptarët, popullin e prekur në zonën ku goditi fortë tërmeti dhe për të shpëtuar bashkë me të tjerët jetë njerëzish. Është diçka që do të mbetet në kujtesën tonë dhe shembull kuptimplotë i faktit se ndajmë së bashku fatet tona në një territor, në një hapësirë ku jemi të gjithë të detyruar të kapërcejmë të shkuarën dhe të ndërtojmë një të ardhme të denjë në paqe e prosperitet për fëmijët tanë. Dua të falënderoj nga zemra këtu BE, përfaqësuesit e BE-së, Departamentin e Shtetit, përfaqësuesit e Departamentit të Shtetit si dhe të gjithë përfaqësuesit e organizatave të rëndësishme financiare ndërkombëtare, BB, BERZH që ishin të pranishëm në këtë takim dhe që e mbështesin me gjithsej këtë proces.Nuk do të lodhem së përsërituri që kjo nismë nuk është përjashtuese për askënd, është gjithëpërfshirëse, e hapur, nuk ka kushte, nuk i imponohet askush dhe nuk imponohet nga askush. I kemi ftuar në Tiranë si në takimet e mëparshme të gjithë. Për mua refuzimi i përsëritur i autoriteteve të Kosovës për të marrë pjesë në këtë tryezë është i pakuptueshëm dhe i dëmshëm për vetë Kosovën. Jemi këtu për të ndërtuar urën midis të shkuarës dhe të ardhmes. I një të shkuare që na ndan dhe i një të ardhme që na bashkon. I gjithë ky proces është në koherencë të plotë me ambicien e shprehur nga të gjitha vendet”, deklaroi Rama.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: minishengeniramasamit

Të tjera

Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur
Kryesore

Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm në impiantin më të madh të gazit natyror të lëngshëm (LNG) në Katar ka shkaktuar të...

09:58 23/06/2026
Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet
Aktualitet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt. Kjo duket te reagimi i pushtetit, te debati publik, te vëmendja jashtë vendit dhe te fakti...

15:27 22/06/2026
Para

I tronditur nga ajo që pa në Durrës: Vuçiç: Të hënën miratojmë një vlerë parash për Shqipërinë

Lajmet e fundit

Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

09:58 23/06/2026
Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

14:52 22/06/2026
Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

14:48 22/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English