Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Reforma e burgjeve apo ndërhyrje në zgjedhje? Edi Rama, Nasip Naço dhe SPAK-u

19:17 24/02/2025
Reading Time: 3 min lexim

Reforma e burgjeve apo ndërhyrje në zgjedhje? Edi Rama, Nasip Naço dhe heshtja e SPAK-ut

“40 mijë euro për të dalë nga burgu” – deklaroi Nuredin Dumani në sallën e GJKKO-së. Atëherë ishte korrupsion i pastër. Sot, falë projektligjit të “burgjeve të hapura” të Nasip Naços, bëhet ligj. Një skemë që dikur kërkonte ryshfet, sot vjen me vulën e parlamentit. Koinçidencë që ndodh pikërisht 60 ditë para zgjedhjeve të 11 majit?

Koha e ndërhyrjes nuk është rastësi. Rama, mjeshtri i manipulimit elektoral, ka aktivizuar Naçon – ish-ministrin e Drejtësisë që ndërtoi rrjetët e tij në sistemin e burgjeve – për të lëshuar në qarkullim “mall të freskët” zgjedhor. Një skemë ku të burgosurit kthehen në vota të sigurta në këmbim të lirisë së pjesshme.

Pavarësisht bllokimit nga Komisioneri Zgjedhor Ilirjan Celibashi, Kuvendi vijon me këmbëngulje çështjen në Komisionin e Ankesave. Mesazhi është i qartë: kur Rama vendos, asnjë institucion nuk mund të bllokojë makinën e tij elektorale.

Vetë Dumani zbuloi skemën e plotë: “Kam paguar para që të dilja nga burgu, kisha avokat Alban Bengasin. Më ka ndihmuar dhëndri i vëllait të Nasipit që është mjek. Një mjek ligjor më bëri në gjendje të rëndë për të më liruar. M’i bëri letrat sikur vuaj nga zemra”. Çmimi? 40 mijë euro.

Ky “mjek ligjor” misterioz nuk është hetuar kurrë nga SPAK-u, pavarësisht se Dumani e lidh direkt me Naçon. Dyshimet i mbeten Bledar Xhemalit, emëruar nga Naço kur ishte ministër Drejtësie në 2014. I njëjti që u shkarkua nga ministri pasardhës Gazmend Bardhi për “akte ekspertimi të pavërteta” që liruan anëtarë të “Bandës së Durrësit”.

Bardhi e çoi Xhemalin në ndjekje penale, por ai u rikthye pas një vendimi të gjykatës dhe mbeti i paprekur edhe pas skandalit të zbuluar nga “Fiks Fare” për punonjësin e funeralit që vepronte si “drejtor nate” i Morgut të Tiranës.

Pse SPAK-u nuk heton lidhjen mes Naços, mjekut ligjor dhe formulës “40 mijë euro për liri”? Përgjigja bëhet e qartë kur shikon projektligjin e ri: ajo çka dikur ishte korrupsion i fshehtë, sot po bëhet politikë zyrtare.

Me projektligjin e Naços, mjafton firma e drejtorit të burgut – pa gjykatë, pa kontrolle. Çdo i dënuar me më pak se 2 vjet e 6 muaj dënim të mbetur, me një kontratë pune në dorë, mund të dalë ditën dhe të kthehet natën. E gjitha kjo me një firmë të vetme – pikërisht siç bëhej në kohën kur Naço drejtonte Ministrinë e Drejtësisë, por tani pa nevojën e 40 mijë eurove.

Ky nuk është gabim taktik, por strategji e përsëritur. Rama ka përdorur Naçon si instrument për të kapur sistemin e drejtësisë që kur ishte ministër, duke krijuar një rrjet besnikësh që sot shërbejnë për projektet e tij elektorale. Çdo reformë e Ramës ka një firmëtar të gatshëm në Kuvend, teksa vetë rri në hije.

Evolucioni i korrupsionit në Shqipëri ka arritur majat e sofistikimit. Ajo çka dikur bëhej nën tavolinë me ryshfete e diagnoza false, sot vjen me vulën e parlamentit. Është korrupsioni më i rrezikshëm – ai që shtetëzohet dhe bëhet i pamundur për t’u kundërshtuar.

Rasti i Naços simbolizon këtë transformim perfekt – i njëjti person që ndërtoi sistemin e korruptuar në Ministrinë e Drejtësisë, sot legjitimon atë sistem përmes parlamentit. Burgjet shndërrohen në reparte votimi, të burgosurit në elektorat të garantuar, dhe korrupsioni në reformë evropiane.

Grabitja elektorale e radhës po ndodh në dritë të diellit, duke përdorur ligjin si mburojë. Ndërsa SPAK-u, i cili duhet të hetonte lidhjen mes dëshmisë së Dumanit dhe projektligjit të Naços, ka zgjedhur rrugën më të sigurt – heshtjen.

/gazetareforma.com

Etiketa: Bledar Xhemaliedi ramaNasip Nacoreforma e burgjevereformaeditorial

Të lidhura

Alma Kaçi merr pjesë në protestën e Partisë Demokratike
Kryesore

Alma Kaçi merr pjesë në protestën e Partisë Demokratike

Në protestën e mbajtur sot nga Partia Demokratike në bulevardin “Zogu i Parë”, mes pjesëmarrësve u vu re edhe Alma...

18:57 16/05/2025
KQZ publikon shifrat, sa votues kanë votuar brenda dhe jashtë vendit?
Aktualitet

KQZ publikon shifrat, sa votues kanë votuar brenda dhe jashtë vendit?

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar një raport fillestar mbi pjesëmarrjen dhe rezultatet e procesit të votimit, duke u bazuar...

18:36 16/05/2025
Para
Rreziku i mbetjeve toksike zvarritet mes heshtjes institucionale

Rreziku i mbetjeve toksike zvarritet mes heshtjes institucionale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Alma Kaçi merr pjesë në protestën e Partisë Demokratike

Alma Kaçi merr pjesë në protestën e Partisë Demokratike

18:57 16/05/2025
KQZ publikon shifrat, sa votues kanë votuar brenda dhe jashtë vendit?

KQZ publikon shifrat, sa votues kanë votuar brenda dhe jashtë vendit?

18:36 16/05/2025
Kush janë 4 liderët që lanë në mes Samitin e Tiranës dhe u larguan?

Kush janë 4 liderët që lanë në mes Samitin e Tiranës dhe u larguan?

18:16 16/05/2025
Demokratët protestë në Tiranë për manipulimin e votës

Demokratët protestë në Tiranë për manipulimin e votës

18:01 16/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.