Real Madrid kërkon përforcime! Gati oferta për francezin Mbappe

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pandemia e Covid-19 krijoi shumë probleme financiare për klubet e futbollit në gjithë botën dhe “Los Blancos” nuk mund t’i shpëtonin kësaj krize. Real Madridi po behet gati për blerjet e radhës dhe sytë e tyre janë mbi super talentin francez Kylian Mbappe.

Presidenti Perez dhe mbi të gjitha trajneri Zidane, kanë kohë që kërkojnë shërbimet e sulmuesit francez, por në çdo rast kanë hasur në një “Jo” të prerë  nga PSG, dhe nē disa momente u duke se një investim i tillë ishte përtej mundësive financiare. Mbappe është nën kontratë me PSG deri në vitin 2022 por në të njëjtën kohë edhe drejtuesit francezë po punojnë fort për ti ofruar një rinovim që do ta shndërronte në lojtarin më të paguar në botë, por edhe që do ta mbajë në PSG për shumë kohë.

Edhe mediat spanjolle po flasin për tentativat që Real Madridi po bën për të bindur Mbappe ndërsa kanë gati edhe planin për të siguruar paratë e domosdoshme për një transferim të tillë. Sakaq nga Reali do të largohet përfundimisht lojtarët si Isco, Bale, Jovic, Marcelo e Brahim. Presidenti Perez pretendon që me këto largime Perez të fitojë mbi 100 milion euro, një shifër kjo e mjaftueshme për të nisur negociatat me PSG ndërsa pjesën tjetër të shumës mund ta sigurojnë me anë të një kredie bankare.

Ndërkohë edhe për pagën sezonale, Madridi e ka gati zgjidhjen pasi për Mbappe duhen 21 milion euro dhe kjo nuk pritet të jetë një problem pasi me largimin e lojtarëve si Isco e Bale, do të garantohej paga e tij.

Shpërndaje
Share.

Komento