Pas projekt-rezolutës së miratuar nga Kuvendi i Kosovës për dialogun me Serbinë, vjen reagimi nga shefja e BE-së në Prishtinë, Natalya Apostolova.
Ajo e uroi qeverinë për nismën e re dhe tha se Kosova duhet të sigurohet që të ketë një qasje gjithëpërfshirëse në këtë proces.
Kujtojmë se Kuvendi i Kosovës miratoi projekt-rezolutën e propozuar nga Partia Socialdemokrate, lidhur me fazën finale të dialogut me Serbinë.
“E përgëzoj Kuvendin e Kosovës për votimin e sotëm në marrjen e përgjegjësisë për një proces kaq të rëndësishëm si dialogu me Serbinë. Kosova duhet të sigurohet që të ketë një qasje gjithëpërfshirëse në këtë proces”,- ka shkruar Apostolova.
Projekt-rezoluta e PSD-së e cila u votua me 59 vota pro dhe 2 abstenime, do të këtë bashkëdrejtues Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj.
Ndërsa si anëtarë janë përcaktuar të jenë Enver Hoxhaj, Avni Arifi, Behgjet Pacolli, Mahir Jagcilar dhe Dardan Gashi.
(BalkanWeb)