Skip to content
Aktualitet

Reagon Gjiknuri pas konfliktit me deputetin: Valteri është aksident historik në parlament

· 1 min lexim

Deputeti Damian Gjiknuri ka sqaruar për mediat incidentin me deputetin Halit Valteri jashtë ambienteve të Kuvendit, ku ky i fundit tentoi ta qëllonte.

Ndërkohë deputeti Gjiknuri e ka mohuar faktin që e ka kërcënuar në telefon Valterin.

Sipas tij, deklaratat  e deputetit Halit Valteri janë qëndrime politike dhe ai nuk kishte për çfarë ta kërcënonte kolegun.

“Pse ta kërcënoja, nuk jam këtu për t’u marrë me Valterin, Nuk e di çfarë kërcënimesh ka marrë nga Gjiknuri. Kush është në politikë ka akuza personale. Unë nuk kërcënoj njeri, është e rëndësishme që sot është një ditë e madhe, sepse votohet Kodi i ri Zgjedhor. T’i denoncojë ato që ka”, u shpreh Gjiknuri.