Rast i ri me koronavirus në Krujë, familjar i një punonjësi në fasoneri

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kruja është qyteti i dytë në Shqipëri për nga numri i lartë i rasteve të prekura me koronavirus.

Një rast i ri është shënuar në 24 orët e fundit në qytetin e Krujës.

Nga 22 teste të kryera, vetëm një person ka rezultuar pozitiv. Pritet përgjigjja edhe për 16 teste të tjera të kryera.

Mësohet se i infektuari i fundit është familjar i njërit prej të prekurve me Covid-19 në fasoneri.

Deri më tani numri i të infektuarve në vendin tonë është 898, 31 prej të cilëve kanë humbur jetën.

Shpërndaje
Share.

Komento