Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Raporti/ Shteti i varur nga ndërtimet, kush ishin sektorët që shpëtuan financat për vitin 2020

11:02 31/03/2021
Reading Time: 5 min lexim

Ekonomia shqiptare ra me 3.31% në vitin pandemik 2020, shumë më e ulët se pritshmëritë e institucioneve ndërkombëtare prej mbi 7% dhe të vetë vlerësimeve të fundit të qeverisë prej -4.4%.

Në rajon, Shqipëria ka ecurinë e dytë më të mirë pas Serbisë, e cila u tkurr me -1.5% në 2020-n, ndërsa për vendet e tjera, tkurrja ka qenë rreth -5%, apo më e lartë.

Përmirësimi ka ardhur nga tremujori i katërt, ku ekonomia u rrit me 2.99%. sektorët me ecurinë më të mirë ishin ndërtimi (i nxitur dhe nga procesi i rindërtimit), që ndikoi në 1.84% të rritjes dhe Administrim publik, Arsimi, Shëndetësia, që ka ndikuar në 1.01% të rritjes, apo gati një të tretën e rritjes. Të dhënat e tjera të INSTAT bënë të ditur se shpenzimet për shëndetësinë u rritën ndjeshëm në tremujorin e tretë, në kulmin e pandemisë. Sipas INSTAT, indeksi i vlerës për “Produkte farmaceutike, mjekësore dhe ortopedike, kozmetike”, u rrit me rreth 22% si në tetor ashtu dhe në nëntor, në krahasim me muajt përkatës të një viti më parë. Ndërsa në dhjetor, kur kulmoi pandemia e Covid-19, treguesi në vlerë u rrit me 26%.

Ekonomia nisi rënien që në tremujorin e parë e ndikuar nga pasojat e tërmetit të 26 nëntorit 2019 dhe më pas krizës së Covid, teksa nga mesi i muajit mars filluan kufizimet e rrepta. Në janar-maj tkurrja ishte -2.31%. në tremujorin e dytë, kur i gjithë vendi ishte në karantinë, ritmet e rënies u përshpejtuan, duke arritur në -10.2%. Në të tretin, pas hapjes graduale të ekonomisë dhe turizmit të pjesshëm të nxitur nga shtetasit e Kosovës, rënia u ngadalësua në -3.47%.

Sektori i pasurive të paluajtshme ka shënuar rritje pozitive përgjatë gjithë tremujorëve (2.83% në të parin; 5.47% në të dytin; 9.54% në të tretin dhe 8.93% në 2.99% në të katërtin).

Ndërsa ndërtimi filloi rritjen në tremujorin e tretë 8.72% dhe 18.48% në të katërtin, ndërsa ishte me tkurrje dy shifrore në 6 mujorin e parë.

Sipas INSTAT, Produkti i Brendshëm Bruto (P.B.B) në tremujorin e katërt të vitit 2020 vlerësohet me rritje prej 2,99 %, kundrejt tremujorit të katërt të vitit 2019. Kontribut pozitiv kanë dhënë degët: Ndërtimi me +1,84 pikë përqindje, Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia me +1,01 pikë përqindje, Aktivitete të pasurive të paluajtshme me +0,52 pikë përqindje, Industri, Energji dhe Uji me +0,49 pikë përqindje dhe, Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative me +0,36 pikë përqindje, Aktivitete Financiare dhe të Sigurimit me +0,27 pikë përqindje, Informacioni dhe Komunikacioni me +0,24 pikë përqindje, Arte, argëtim dhe çlodhje;

aktivitete të tjera shërbimi me +0.08 pikë përqindje. Negativisht kontribuuan aktivitetet: Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor me -0,96 pikë përqindje, Bujqësi, Pyje dhe Peshkim me -0,49 pikë përqindje.

Taksat Neto mbi produktet kontribuuan negativisht me -0,37 pikë përqindje

Degët kryesore të ekonomisë, për tremujorin e katërt të vitit 2020, krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2019, shfaqen si më poshtë:

Aktiviteti i Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit pati një rënie me 2,91%. Aktiviteti i Industrisë, Energjisë dhe Ujit pati një rritje me 4,38 %. Aktiviteti i Ndërtimit pati një rritje me 18,48 %. Grupi i aktiviteteve Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor pati një rënie prej 5,51 %. Grupi i aktiviteteve Informacioni dhe Komunikacioni u shfaq me rritje prej 7,15 %. Aktiviteti Financiar dhe i Sigurimit ka shënuar një rritje prej 11,44 %. Aktiviteti i Pasurive të Paluajtshme ka shënuar një rritje prej 8,93 %. Grupi i Aktiviteteve profesionale dhe Shërbime administrative u shfaq me një rritje prej 5,04 %. Grupi i aktiviteteve të Administratës Publike, Arsimit dhe Shëndetësisë u shfaq me rritje prej 8,04 %. Grupi i aktiviteteve Arte, argëtim dhe çlodhje, Aktivitete të tjera shërbimi pati një rritje me 2,72 %.

Taksat Neto mbi produktet u ulën me 2,92 %.

Me vlerësimin e tremujorit të katërt, INSTAT jep një vlerësim paraprak të PBB-së për vitin 2020, i cili mbështetur në vlerësimet tremujore, pësoi një rënie prej 3,31 % krahasuar me vitin 2019.

Sa i përket ndryshimeve në krahasim me tremujorin paraardhës, treguesi i Produktit të Brendshëm Bruto vlerësohet me një rritje prej 1,15%.

Aktiviteti i Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit u shfaq me një rënie prej 0,32 %. Aktiviteti i Industrisë, Energjisë dhe Ujit shënoi rritje prej 9,94 %. Aktiviteti i Ndërtimit shënoi një rritje me 0,91 %. Aktiviteti Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor shënoi një rritje prej 7,40 %. Aktiviteti Informacioni dhe Komunikacioni pati një rritje me 6,24 %. Aktiviteti Financiar dhe i Sigurimit pati një rritje prej 9,10 %. Aktiviteti i Pasurive të Paluajtshme shënoi një rritje me 2,21 %. Grupi Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative shfaqi një rritje prej 7,73 %.

Aktiviteti i Administratës Publike, Arsimit dhe Shëndetësisë u shfaq me një rritje prej 1,46 %. Aktiviteti i Arte, argëtim dhe çlodhje, Aktivitete të tjera shërbimi u shfaq me një rritje prej 3,92 %. Taksat Neto mbi produktet patën një rritje me 4.56 %

PBB sipas metodës së Shpenzimeve

Komponentët kryesorë të PBB–së me metodën e shpenzimeve, për tremujorin e katërt të vitit 2020, krahasuar me

tremujorin e katërt të vitit 2019, shfaqen si më poshtë:

Konsumi final i popullatës, i cili përbën peshën kryesore të shpenzimeve në ekonomi u rrit me 1,60 %.

Konsumi final i qeverisë u rrit me 3,88 %.

Komponenti i Formimit bruto të kapitalit fiks u rrit me 10,86 %.

Eksportet e mallrave dhe shërbimeve u ulën me 12,77 %, ndërsa Importet e mallrave dhe shërbimeve u ulën me 9,92 %

Sipas të dhënave të përshtatura sezonalisht, ndryshimet në krahasim me tremujorin paraardhës, shfaqen si më poshtë:

Konsumi final i popullatës pësoi një rritje me 2,91 % krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2020.

Konsumi final i qeverisë u rrit me 1,05 %.

Komponenti i Formimit bruto të kapitalit fiks shënoi një rritje me 1,58 %.

Eksportet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 22,61 %, ndërsa Importet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 13,87 %/ Monitor.al

Etiketa: kush ishin sektorët që shpëtuan financat për vitin 2020Raporti/ Shteti i varur nga ndërtimet

Të lidhura

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë
Aktualitet

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mesditë në Prishtinë, ku një 34-vjeçar ka plagosur me thikë partneren e tij...

17:48 09/05/2025
Artan Hoxha: Si ia zunë vendin Ndranghetës në Ekuador bosët shqiptarë të krimit
Aktualitet

Një person u mor peng për konflikt politik, Hoxha: SPAK dështoi

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se ndikimi i krimit në zgjedhje ka vazhduar edhe gjatë këtij procesi zgjedhor, por në...

16:09 09/05/2025
Para

Basha nga Korça: Do lëmë pas 8 vite me vuajtje, dita e ndryshimit po afron

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

17:48 09/05/2025
Artan Hoxha: Si ia zunë vendin Ndranghetës në Ekuador bosët shqiptarë të krimit

Një person u mor peng për konflikt politik, Hoxha: SPAK dështoi

16:09 09/05/2025
Tre burgime të përjetshme për vrasësin e grave, Dan Hutra

Tre burgime të përjetshme për vrasësin e grave, Dan Hutra

15:44 09/05/2025
Dy ditë para zgjedhjeve/ Qeveria fal të gjitha gjobat e vendosura që nga viti 2015

Dy ditë para zgjedhjeve/ Qeveria fal të gjitha gjobat e vendosura që nga viti 2015

15:17 09/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.