Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Raporti i SHISH: Gjyqtarë e prokurorë ndikojnë në Vetting, korrupsioni plagë e madhe në sistemin e drejtësisë

16:47 15/06/2020
Reading Time: 2 min lexim

Shërbimi Informativ i Shtetit ka ngritur alarmin se njerëz të drejtësisë po bëjnë lëvizjet e tyre për të ndikuar tek zyrtarët e shtetit.

Në dokumentet e raportit citohet se shumë elementë të sistemit të drejtësisë po shfaqin kujdes të shtuar për shkak të masave të marra kundër korrupsionit dhe Reformës në Drejtësi.

Në raport tregohet se këta elementë të sistemit të drejtësisë që po shfaqin kujdes, kanë lidhje me elementë të besuar që kanë akses në Vetting si dhe kanë dëshirë për të dëshmuar performancë në proceset gjyqësore të drejtuara prej tyre, përmes zvarritjes së procedurave.

“Për shkak të masave të shtuara kundër korrupsionit dhe reformës në drejtësi, elementë të sistemit të drejtësisë shfaqin kujdes të shtuar për të shmangur ekspozimin dhe lidhjet me elementë të besuar me akses direkt në Vetting, si dhe dëshirë për të dëshmuar performancë në proceset gjyqësore të drejtuara prej tyre, përmes formulimit të akuzave, zvarritjes së procedurave apo dhënies së vendimeve maksimale të parashikuara në ligj.

SHISH-i jep kontribut konkret në këtë drejtim për të zbuluar përfshirje të mundshme të elementëve të këtij sistemi në afera korruptive dhe në kuadër të Vettingut në drejtësi dhe Policinë e Shtetit”, citohet në dokumentin e SHISH.

Në raportin vjetor të Shërbimit, korrupsioni shihet si një plagë e madhe në sistemin e drejtësisë dhe në disa segmente të administratës publike.

Po ashtu në raport citohet se Shqipëria dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, po vijojnë të përballen me një sërë kërcënimesh, kjo për shkak të zhvillimeve të brishta të politikës së vendit.

“Zhvillime të brendshme të brishta politike; aktivitete influencuese nga aktorë gjeopolitikë e rajonalë për të dëmtuar, ngadalësuar apo bllokuar proceset integruese euro-atlantike, retorikë nacionaliste ekstreme, përfshirja në korrupsion e elitave politike, emigracioni i paligjshëm, qeverisje e dobët dhe situatë e vështirë ekonomike, si dhe mungesa e përparimit në dialogun Kosovë Serbi, me ndërmjetësimin e BE-së”, shkruhet më tej në raport.

Një tjetër shqetësim që ngre Shërbimi Informativ i Shtetit, është edhe ndikimi i shërbimeve të huaja të inteligjencës, me qëndrim jomiqësor ndaj vendit tonë, të cilat po përdorin “fake news” si armën më të fortë për të arritur qëllimet e tyre.

“Këtu ndikon edhe dukuria e lajmeve të rreme, që po përdoret gjerësisht për synime influencuese.

Kanale mediatike të shkruara dhe online, media sociale po përdoren edhe për shtrembërimin dhe manipulimin e realitetit nëpërmjet mohimit, mashtrimit dhe dezinformimit, me synime të caktuara.

Objektivi është të ndikojnë mbi opinionin publik, të dëmtojnë kohezionin social, përçajnë vendimmarrjet kombëtare dhe ato ndërkombëtare në raport me zhvillime të qenësishme, shënjestrojnë e denigrojnë aktorë e faktorë ndërkombëtarë në raport me qëndrimet/rekomandimet e tyre ndaj vendeve të rajonit përfshi vendin tonë”, citohet më tej në raport.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: Gjyqtarëkorrupsionindikojneplageprokuroreraporti i shishsistemin e drejtesisevetting

Të tjera

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës
Aktualitet

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Procedimet e qytetarëve pas protestave nuk mund të kthehen në armë për të frikësuar sheshin. Policia mund të referojë. Mund...

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës
Aktualitet

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Pas procedimeve penale ndaj protestuesve, qeveria duket se po hedh në lojë çdo mjet për të bllokuar revoltën qytetare. Goditja...

18:31 21/06/2026
Para

Vala e dytë e Covid 19 nuk i ndalon zgjidhjet e reja në RMV: Ja kur dhe si do mbahen

Lajmet e fundit

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

17:52 21/06/2026
Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

16:24 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English