Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Raporti i DASH ngre alarmin për situatën në Shqipëri, Presidenti i Dhomës Amerikane: Korrupsioni është përkeqësuar, krimi i organizuar dhe trafikimi i drogës po largojnë investitorët seriozë

09:23 29/07/2023
Reading Time: 3 min lexim

Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço, ka reaguar në lidhje me raportin e DASH për Shqipërinë, ku korrupsioni sistemik dhe paratë e pista e dëmtojnë konkurrencën. Për të, raporti është i qartë, pasi investitorët e huaj e perceptojnë Shqipërinë si një vend jo-mikprites për të bërë biznes. Sipas tij, Shqipëria i ka të gjitha mundësitë dhe si anëtare aspirante e BE-së edhe detyrimin për t’i përmirësuar pikërisht këto tregues. Dhoma Amerikane e Tregtisë (AmCham) ka bërë vazhdimisht thirrje për alarm, duke paralajmëruar se trendi aktual do sjellë efekte negative mbi ekonominë e vendit, dhe mund të rrezikojë anëtarësimin drejt BE. Enio Jaço paralajmëron se ka ardhur koha për progres dhe rezultate të prekshme.

“Me një vendodhje strategjike në Evropën Jugore dhe me siguri të lartë si anëtar i NATO-s, Shqipëria rrezaton me potencialin e saj për investime të huaja. Njerëzit mikpritës, klima e butë dhe perspektiva Europiane, e bëjnë Shqipërinë shumë tërheqëse për investitorët e huaj. Ajo premton gjallërinë e një tregu të ri, emocionin e një fillimi modern, dhe mundësinë e prosperitetit ekonomik.

Por fatkeqësisht, një labirint sfidash vazhdon të pengojë progresin e premtuar. Ky realitet i ashpër është nënvizuar në raportin e Departamentit të Shtetit të SHBA-ve – që konsiderohen si partneri strategjik më i rëndësishëm per Shqipërinë.

Raporti është dëshmi e ashpër për shqetësimet që AmCham, së bashku me dhomat e tjera të biznesit Europiane dhe lokale, kanë shprehur prej kohësh. Konsensusi është i qartë: investitorët e huaj e perceptojnë Shqipërinë si një vend jo-mikprites për të bërë biznes!

Një nga çështjet kryesore që përballet me komunitetin e biznesit por dhe me kombin, është përhapja e korrupsionit dhe krimit të organizuar, veçanërisht trafikimi i drogës, i cili ka thyer konkurrencën e drejtë në treg. Për më tej, korrupsioni i përhapur me prokurimin publik është bërë normalitet, duke çuar në pengimin dhe largimin e investitoreve serioze.

Indeksi global i renditjes së korrupsionit nga Transparency International pikturon një trend akoma më shqetësues. Ndërsa vendet kandidate për t’u anëtarësuar në BE, kanë tendencë përmirësimi, Shqipëria ka rënë 18 vende nga pozicioni i saj fillistar i 83-të në 2016, ndërsa ndodhet sot në vendin e 101 në renditjen globale. Barazia ekstreme e përkeqësuar nga korrupsioni i përhapur dhe pastrimi i parave, po i shton sfidat e popullsisë, duke rezultuar në emigrim masiv, problem demografike dhe mungesë të forcës punonjëse.

Por situata nuk ka pse të jetë kështu. Shqipëria, i ka të gjitha mundësitë – dhe si anëtare aspirante e BE-së edhe detyrimin – për t’i përmirësuar pikërisht këto tregues. Megjithatë, vendi ka një përkeqësim shqetësues vitet e fundit.

Dhoma Amerikane e Tregtisë (AmCham) ka bërë vazhdimisht thirrje për alarm, duke paralajmëruar se trendi aktual do sjellë efekte negative mbi ekonominë e vendit dhe mund të rrezikojë anëtarësimit drejt BE. Në përgjigje të shqetësimeve në rritje, AmCham dorëzoi një rekomandim gjithëpërfshirës për reformë prej 40 pikash për qeverinë dhe partitë kryesore të opozitës, dy vjet më parë në 2021. Propozimi përfshinte masa parandaluese të rëndësishme anti-korrupsion, paketë stimuluese për investitorët, ristrukturim të plotë të sistemit të prokurimit publik, modernizim të sistemit tatimor dhe shumë masa te tjera. Rekomandimet u pritën mirë, madje AmCham mori premtime për zbatim të shpejtë të reformës.

Por deri në vitin 2023, situata vetëm është përkeqësuar, duke lënë komunitetin e biznesit thellësisht të frustruar. Një deklaratë e përbashkët më herët këtë vit, e AmCham në partneritet mes dhomave Gjermane, Franceze dhe Italiane të biznesit ka bërë edhe njëherë thirrje për urgjencën e fillimit sa më shpejt të reformës.

Por reforma mund të arrihet vetëm me vullnet politik dhe angazhim qeveritar. Ndërsa diskutimet kanë qenë civile dhe konstruktive në nivele të larta, veprimet konkrete kanë qenë të rralla dhe joefektive.

Ka ardhur koha për progres dhe rezultate të prekshme, pasi gota e frustrimit në komunitet po derdhet, dhe pasojat e mosveprimit mund të jenë të pakthyeshme. Potenciali i Shqipërisë si një qendër e vitale biznesi ne Ballkan është i pashmangshëm. Duke adresuar aktivisht korrupsionin, përmirësuar klimën e investimeve, dhe zbatuar reformat, Shqipëria mund të fillojë një udhëtim të sigurtë drejt rritjes ekonomike dhe prosperitetit. Në të kundërt, rrezikon të humbasë një tren që është nisur, por nuk dihet kur mund të ndalojë përsëri”, është shprehur Jaçe.

Të lidhura

“Përdhunim” i pronës/ Pallat ngjitur me shtëpinë e futbollistit Igli Allmuça: Vëllezërit Xhebrahimi bllokojnë dritaret e banesës së tij, me lejen e Bashkisë
Aktualitet

“Përdhunim” i pronës/ Pallat ngjitur me shtëpinë e futbollistit Igli Allmuça: Vëllezërit Xhebrahimi bllokojnë dritaret e banesës së tij, me lejen e Bashkisë

Një leje ndërtimi në zonën e “Ali Demit” në Tiranë ka shkaktuar reagime të forta, pasi një pallat shumëkatësh po...

20:26 30/06/2025
Sulmet 12- ditore me Izraelin, Irani publikon shifrat: 935 të vrarë
Bota

Sulmet 12- ditore me Izraelin, Irani publikon shifrat: 935 të vrarë

Gjatë konfliktit 12-ditor midis Iranit dhe Izraelit, në Iran humbën jetën rreth 935 persona, njoftoi sot një zëdhënës i sistemit...

19:11 30/06/2025
Para
“U krye me pagesë”/ Gjykata dënoi me vetëm 10 vite burg vrasësin e djalit të tij, babai i Rrushdi Hoxhës ngre dyshime mbi hetimet

“U krye me pagesë”/ Gjykata dënoi me vetëm 10 vite burg vrasësin e djalit të tij, babai i Rrushdi Hoxhës ngre dyshime mbi hetimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

“Përdhunim” i pronës/ Pallat ngjitur me shtëpinë e futbollistit Igli Allmuça: Vëllezërit Xhebrahimi bllokojnë dritaret e banesës së tij, me lejen e Bashkisë

“Përdhunim” i pronës/ Pallat ngjitur me shtëpinë e futbollistit Igli Allmuça: Vëllezërit Xhebrahimi bllokojnë dritaret e banesës së tij, me lejen e Bashkisë

20:26 30/06/2025
Sulmet 12- ditore me Izraelin, Irani publikon shifrat: 935 të vrarë

Sulmet 12- ditore me Izraelin, Irani publikon shifrat: 935 të vrarë

19:11 30/06/2025
Maturantët japin sot provimin e fundit/ Mbyllet cikli i Maturës Shtetërore 2025

Matura Shtetërore 2025, publikohen notat e provimeve me zgjedhje

18:32 30/06/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin

Rrëzohet nga pallati në ndërtim punëtori, ndërron jetë në spital

18:27 30/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.