Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Raporti Dick Marty/ Pas Ramës dhe Nikolla u dërgon letër anëtarëve të KiE

17:32 24/10/2022
Reading Time: 6 min lexim

Ditën e sotme menjëherë pas kryeministrit Edi Rama, edhe kryeparlamentarja Lindita Nikolla, u ka dërguar letër kryeparlamentarëve të shteteve anëtarë të Këshillit të Evropës për rezolutën e kundër raportit të Dick Marty-t për lufëtn e UÇK-së dhe akuzat për trafik organesh. Nikolla kërkon mbështetjen e tyre, të anëtarëve të parlamenteve si edhe të delegacioneve përkatëse në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës për korrigjimin e këtij gabimi tragjik, siç e cilëson kryeparlamentarja, ndaj Shqipërisë dhe Kosovës.

“Me anë të kësaj letre dëshiroj të sjell në vëmendjen Tuaj një çështje mjaft të rëndësishme që lidhet me drejtësinë dhe të drejtat e njeriut si vlera thelbësore të sistemit demokratik dhe të qytetërimit bashkëkohor, të cilat qëndrojnë në themelet e Këshillit të Evropës, ku të dy vendet tona janë anëtare. Bëhet fjalë për të drejtën e vendit tim, Shqipërisë, si edhe të Kosovës, për të rivendosur dinjitetin e nëpërkëmbur nga disa dyshime tërësisht të pabazuara dhe të pavërteta mbi trafikun e organeve njerëzore në Shqipëri e Kosovë, që pretendohet të jenë kryer nga liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ju mund të jeni në dijeni mbi Rezolutën 1782 (2011) të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës “Për hetimin e pretendimeve për trajtim çnjerëzor të personave dhe trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë”. Rezoluta e mësipërme bazohej në raportin e datës 7 janar 2011 të z. Dick Marty, asokohe anëtar dhe raportues i Komitetit për Çështje Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës. Ky raport u hartua në vijim të procedurës që nisi me mocionin për rezolutë të datës 15 Prill 2008, me autor ish anëtarin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës , z. Konstantin Kosachev, nga Federata Ruse, Partia “United Russia” e Vladimir Putin, dhe Grupi Europian Demokrat”, shkruan Nikolla.

LETRA E PLOTË E LINDITA NIKOLLËS:

“Me anë të kësaj letre dëshiroj të sjell në vëmendjen Tuaj një çështje mjaft të rëndësishme që lidhet me drejtësinë dhe të drejtat e njeriut si vlera thelbësore të sistemit demokratik dhe të
qytetërimit bashkëkohor, të cilat qëndrojnë në themelet e Këshillit të Evropës, ku të dy vendet tona janë anëtare. Bëhet fjalë për të drejtën e vendit tim, Shqipërisë, si edhe të Kosovës, për të rivendosur dinjitetin e nëpërkëmbur nga disa dyshime tërësisht të pabazuara dhe të pavërteta mbi trafikun e organeve
njerëzore në Shqipëri e Kosovë, që pretendohet të jenë kryer nga liderët e Ushtrisë Çlirimtare të
Kosovës.

Ju mund të jeni në dijeni mbi Rezolutën 1782 (2011) të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës “Për hetimin e pretendimeve për trajtim çnjerëzor të personave dhe trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë”.

Rezoluta e mësipërme bazohej në raportin e datës 7 janar 2011 të z. Dick Marty, asokohe anëtar dhe raportues i Komitetit për Çështje Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut në Asamblenë Parlamentare
të Këshillit të Europës.

Ky raport u hartua në vijim të procedurës që nisi me mocionin për rezolutë të datës 15 Prill 2008, me autor ish anëtarin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës , z. Konstantin Kosachev, nga Federata Ruse, Partia “United Russia” e Vladimir Putin, dhe Grupi Europian Demokrat.

Pikënisja e mocionit, raportit e mandej e Rezolutës 1782 (2011) ishin kujtimet e znj. Carla Del Ponte, ish Prokurore e Tribunalit Penal Ndërkombëtar për Krime Lufte për ish Jugosllavinë, ICTY, nga viti 1991, e cila në librin e saj “Gjuetia: unë dhe kriminelët e luftës”, botuar dy muaj pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës dhe rreth tre muaj pasi kishte dhënë dorëheqjen si prokurore e ICTY, ngrinte dyshime se pjestarë e drejtues të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kishin kryer trajtime çnjerëzore të personave dhe trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë dhe në Shqipëri.
Këto pretendime ishin hetuar edhe më parë nga zyra e ICTY gjatë mandatit të znj. Del Ponte, por nuk ishin gjetur prova për të bazuar pretendimet për kryerjen e këtyre krimeve të tmerrshme të vrasjes së njerëzve me qëllim marrjen e organeve njerëzore dhe trafikun e tyre nga ana e liderëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Megjithatë Rezoluta 1782 (2011) u miratua, duke i hapur kështu rrugë hetimeve për zbardhjen e së vërtetës. Menjëherë pas miratimit të Rezolutës 1782 (2011), Bashkimi Europian ngriti Task Forcën Hetimore Speciale për të hetuar mbi pretendimet për trafik organesh, cituar në raportin e z. Dick Marty dhe nuk u gjet asnjë provë që t’i vërtetonte këto dyshime.

Dëshiroj të ve në dukje se autoritetet shqiptare bashkëpunuan ngushtësisht me Task Forcën Hetimore Speciale të Bashkimit Europian, duke ofruar gjithë ndihmën e ndërsjellë juridike, informacionet e kërkuara si dhe kryerjen e veprimeve përkatëse, me qëllim zbardhjen e të vërtetës mbi pretendimet për trafikun e organeve njerëzore në Kosovë e Shqipëri, madje u miratua edhe një ligj i posaçëm në funksion të ndihmës në hetime dhe nuk rezultoi asnjë provë e vetme që të provonte krimet e pretenduara për trafik organesh njerëzore. Përveç hetimeve të Task Forcës së Bashkimit Evropian, Kosova pranoi të kryheshim hetime të tjera të specializuara për këto dyshime për trafik organesh njerëzore, duke parashikuar në Kushtetutën e Kosovës krijimin e Prokurorisë dhe Gjykatës Speciale të Kosovës në Hagë.

Kaloi më shumë se një dekadë dhe asnjë nga dyshimet dhe akuzat që qëndronin në thelb të kujtimeve të znj. Del Ponte, mocionit të z. Kosachev, raportit të z. Dick Marty dhe Rezolutës 1782 (2011) të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, të cilat në Shqipëri, Kosovë e rajon ishin kundërshtuar fuqimisht që në momentin e publikimit të tyre, nuk u provuan. Në akuzën e prokurorisë speciale paraqitur në vitin 2020 para Gjykatës Speciale në Hagë kundër liderëve të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës nuk ngrihet asnjë akuzë për trafikimin e organeve njerëzore.

Në këto kushte, në respekt të së drejtës dhe të vërtetës, më 21 korrik 2022 Kuvendi i Shqipërisë miratoi unanimisht Rezolutën “Mbi pabazueshmërinë e pretendimeve për trafikimin e paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri.” Teksi i Rezolutës së Kuvendit të Shqipërisë iu dërgua autoriteve dhe Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës më 12 gusht 2022, përfshi dhe lutjen që t’i njoftohej secilit vend anëtar të Këshillit të Evropës.

Rezoluta e Kuvendit të Shqipërisë i bën thirrje Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës të hartojë një raport vijues mbi Rezolutën 1782 (2011), në dritën e zhvillimeve që kanë ndodhur gjatë kësaj dekade, dhe fakteve, provave dhe informacioneve të përditësuara nga ku rezulton se pretendimet për trafikim të organeve njerëzore në Kosovë dhe në Shqipëri janë të pavërteta, të
paargumentuara, të paprovuara dhe të pabazuara dhe duhet të njihen si të tilla nga të gjitha organizatat ndërkombëtare.

Gjithashtu, në 12 tetor 2022, Kryeministri i Shqipërisë, z. Edi Rama, mbajti një fjalë në
Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, në të cilin bëri të njohur dhe përmbajtjen e Rezolutës së miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë si edhe pathemeltësinë e akuzave mbi të cilat ishte miratuar Rezoluta e Këshillit të Evropës, duke nënvizuar gjithashtu se, për fat të keq, këto akuza vazhdojnë të ushqejnë armiqësinë dhe ksenofobinë ndaj shqiptarëve.
Shpresoj shumë në mbështetjen Tuaj personale, të anëtarëve të Parlamentit Tuaj si edhe të anëtarëve të delegacionit Tuaj në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës për korrigjimin e këtij gabimi tragjik ndaj Shqipërisë dhe Kosovës, pasojat e të cilave vazhdojnë të dëmtojnë jo
vetëm dy vendet tona, por edhe të drejtën e të vërtetën si edhe mirëkuptimin e paqen në rajon e më gjerë.

Kjo nuk është vetëm një kërkesë për të drejtën, të vërtetën dhe dinjitetin e Shqipërisë dhe Kosovës, por edhe për kredibilitetin e organizatave politike ndërkombëtare dhe vlerat që ato përfaqësojnë e mbrojnë.”.

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndodhen në paraburgim në Hagë prej muajit Nëntor të vitit 2020, pasi akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Deri tani prokuroria ka administruar provat dhe dëshmitë e atyre që pretendojnë se janë torturuar nga Thaci, Veseli, Krasniqi dhe bashkëpunëtorët e tyre gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999. Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar që ndryshe njihen edhe si Gjykata Speciale hetojnë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

Të lidhura

Zjarri në Drenovë vijon ende të jetë aktiv, zjarrfikësit ‘në luftë’ me flakët
Aktualitet

Zjarri në Drenovë vijon ende të jetë aktiv, zjarrfikësit ‘në luftë’ me flakët

Zjarri në fshatin Drenovë të Mallakastrës, i cili ishte aktivizuar mbrëmjen e së dielës, është riaktivizuar sërish këtë të hënë....

18:44 14/07/2025
Tuma e Kamenicës, atraksion i rrallë për arkeologët austriakë: “Destinacion i domosdoshëm për historinë e rajonit”
Aktualitet

Tuma e Kamenicës, atraksion i rrallë për arkeologët austriakë: “Destinacion i domosdoshëm për historinë e rajonit”

Një prej monumenteve më të rralla dhe më të rëndësishme arkeologjike në Shqipëri, Tuma e Kamenicës, që daton nga shekulli...

18:26 14/07/2025
Para
Qeveria shton numrin e punonjësve të administratës për vitin e ardhshëm elektoral

Qeveria shton numrin e punonjësve të administratës për vitin e ardhshëm elektoral

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Zjarri në Drenovë vijon ende të jetë aktiv, zjarrfikësit ‘në luftë’ me flakët

Zjarri në Drenovë vijon ende të jetë aktiv, zjarrfikësit ‘në luftë’ me flakët

18:44 14/07/2025
Tuma e Kamenicës, atraksion i rrallë për arkeologët austriakë: “Destinacion i domosdoshëm për historinë e rajonit”

Tuma e Kamenicës, atraksion i rrallë për arkeologët austriakë: “Destinacion i domosdoshëm për historinë e rajonit”

18:26 14/07/2025
Mbi 80 palestinezë të vrarë në sulmet ajrore izraelite në Gaza

Mbi 80 palestinezë të vrarë në sulmet ajrore izraelite në Gaza

17:53 14/07/2025
Qiratë e apartamenteve, ekspertët zbulojnë faktorët kryesorë të çmimit

Qiratë e apartamenteve, ekspertët zbulojnë faktorët kryesorë të çmimit

17:33 14/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.