Kryeministri Edi Rama deklaroi dje se lokalet e kanë të ndaluar të lejojë politikanët për fushatë elektorale, pasi janë të parët që dënohen.
Pas këtij vendimi, sot ka reaguar dhe dhoqata r biznesit të vogë dhe të mesëm në Shqipëri
Në një postim në rrjetet sociale, shoqata shkruan se është e pamundur që të dinë bindjet politike të qytetarëve që futen në lokale.
“Të nderuar miq kolegë dhe anëtarë të shoqatës të biznesit. Kryeministri në një bashkë bisedim me gazetarët në dt. 22.2.2021 para lajmëroi : Të gjithë biznesin pa përjashtim se nuk duhet të lejojne aktivitete politike në subjektet e tyre private ndryshe do të ndëshkoheni rëndë ! Kështu deklaroi ai. Epo mirë o shoku, zoti, nalt madhni na i shpjego se si mundet ti dallojmë ne biznesi se bindjesh politike kanë qytetarët që hynë e dalin në lokalet tona! A ka qeveria juaj ndonjë instrument të tillë”, thotë shoqata.
Në deklaratë, shtohet se ata nuk do të lejojë më raprezalje, kërcënime nga ana e kryeministrit.
“Po paralajmërojmë publikisht se boll më me kërcënime reprezalje gjoba selektivitet dhe hak marrje ndaj biznesit i cili po lufton për mbi jetesë për të paguar taksat lokale dhe qendrore por dhe gjithë detyrimet e tjera të cilat janë te shumta plus një periudhe nga më të vështirat për shkak të situatës së virusit COV 19 që ka gjunjëzuar gjithë biznesin.
Boll më me kërcënime histerike të tipit Diktatorial se biznesi ka ndërruar shume qeveri dhe kryeministra. Këto reprezalje, frikësime, hak marrje primitive nuk ju shkojnë më? Ditët tuaja po mbarojnë. Tash dhe tutje biznesit nuk ja ndien se çfarë ju thoni. Ju nuk e mposhtni dot biznesin e Shqipërisë as me gjoba dhe me asgjë tjetër. Ndaloni marrëzinë tuaj primitive. Çfarëdo që të bëni jeni të përkohshëm e ndërsa biznesi do të jetë i përjetshëm”, thotë në reagim shoqata e biznesit”, vijon më tej.
Rama në deklaratën e tij tha se duhet të ketë një ndërgjegjësim, pasi sado të shtrëngosh masat po s’u respektuan nuk kanë vlerë.