Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Rama synon një mandat të katërt: Do jetë më e vështirë se hera e tretë, por do bëjmë të pamundurën

10:36 02/09/2021
Reading Time: 2 min lexim

Kryeministri Edi Rama ka filluar Asamblenë e Partisë Socialiste në Pallatin e Kongreseve, duke kujtuar rrugën drejt ardhjes në pushtet dhe synimet për një mandate të katërt. Rama ka thënë se PS ishte një forcë politike pa disiplinë që u ngrit me vështirësi. Kryeministri tha se 8 vite më parë, në pushtet i solli këmbëmngulja e madhe për t’ia dalë, për t’u forcuar e për t’u përmirësuar. Ai shtoi se PS arriti të ngrinte një makineri elektorale të fuqishme, duke harmonizuar eksperiencën me energjitë e reja.

“Ishim një parti që vuante humbjen demoralizuese, pasojë e çarjes së egër, fryrjes nga dhjami i pushtetit, shurdhimi ndaj zërit të njerëzve të zakonshëm dhe sfilitjes nga lufta e brendshme. Një forcë politike pa disiplinë dhe orientim, e çoroditur dhe besimhumbur. U ngritëm me vështirësi, duke u përpjekur shumë.

Ripërtërihemi, bashkohemi, për t’u rikthyer në krye të vendit si alternativë e re qeverisëse. Nuk ja dolëm dot që në provën e parë të 4 viteve më vonë, humbëm me një diferencë kilometrike. Historia e atyre zgjedhjeve është e njohur. Ajo që duhet kujtuar gjithmonë e që na ktheu në pushtet pas 8 vitesh në opozitë ishte këmbëngulja e madhe për t’ia dalë, për t’u forcuar e përmirësuar në çdo hap të një rrugë përpjetë. Arritëm të ngremë një makineri elektorale të fuqishme, duke ndërtuar një skuadër përfaqësuese, duke harmonizuar eksperiencën me energjitë e reja”, tha Rama.

Fitoren e mandatit të tretë ai e quajti më të vështirën për t’u arritur dhe për t’u merituar. Ai tha se hera e katërt do të jetë më e vështirë se e treta, por Rama u shpreh se PS ka nderin e jashtëzakonshëm të udhëheqë e do të bëjë të pamundurën të rikonfirmohet sërish.

“Fituam mandatin e parë 8 vite të shkuara, u konfirmuam në të dytin, dhe si askush më parë në historinë e zgjedhjeve shqiptare u rikonfirmuam këtë vit për të tretën herë radhazi. Kjo është fitorja më e vështirë që kemi arritur. Thjesht fakti që jemi ne të parët që e arrijmë flet vetë për veçorinë, por dhe vështirësinë e kësaj fitoreje. Por, kjo është edhe fitorja jonë më e vështirë për t’u merituar. Në politikë fitoret meritohen pasi arrihen. Fitoret e zgjedhjeve janë mundësia për të zhvilluar beteja të vazhdueshme, për t’iu kthyer zgjedhjeve me punë kredinë e lartë të përfaqësimit që ata u japin borxh fituesve me votën e tyre.

Herën e katërt do ta kemi më të vështirë se sa këtë të tretën, por ama nuk e luan topi që detyra jonë ndaj atyre që na besuan dhe ndaj vetë Shqipërisë, që kemi nderin e jashtëzakonshëm ta udhëheqim, është të bëjmë të pamundurën për t’ia dalë të rikonfirmohemi përsëri pas 4 vitesh”, u shpreh Rama.

 

Etiketa: asambleja e psedi ramaeditor-choicemandati i katert

Të tjera

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji
Aktualitet

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji

Konkursi për drejtimin e Shërbimit të Onkologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” po shoqërohet me dyshime serioze për paracaktim...

19:44 03/04/2026
“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes
Aktualitet

“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar për herë të parë lidhur me deklaratat e babait të Ervis Martinaj, i...

13:52 03/04/2026
Para
Lëvizja e ‘papritur’ e Merkel, ja ku pritet të shkojë dhe mesazhet e fshehta që do të japë

Lëvizja e 'papritur' e Merkel, ja ku pritet të shkojë dhe mesazhet e fshehta që do të japë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji

19:44 03/04/2026
“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes

“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes

13:52 03/04/2026
Abuzim i rëndë në Gjirokastër, 17-vjeçari abuzon me 10-vjeçarin në prani të të miturve dhe arratiset drejt Greqisë

Abuzim i rëndë në Gjirokastër, 17-vjeçari abuzon me 10-vjeçarin në prani të të miturve dhe arratiset drejt Greqisë

13:37 03/04/2026
Meçollari: Paralajmërimi për sulme nga grupe të lidhura me Iranin nga SHBA është konkret, qeveria po e nënvlerëson

Meçollari: Paralajmërimi për sulme nga grupe të lidhura me Iranin nga SHBA është konkret, qeveria po e nënvlerëson

12:37 03/04/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.