Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Rama sulmon Metën dhe Berishën: Duan ta mbajnë peng aeroportin deri në zgjedhje!

16:11 07/04/2021
Reading Time: 2 min lexim

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me bllokimin e punës në aeroportin e Rinasit, për shkak të grevës së kontrollorëve në kompaninë AlbControl.

Rama këtë herë ka reaguar nga Tepelena, ku ndodhet në një takim elektoral për zgjedhjet e 25 prillit. Kryeministri ka folur për tentativën e rrëzimit të shtetit dhe qeverisë dhe për këtë bëri fajtor ish-kryeministrin Sali Berisha dhe presidentin Ilir Meta. Rama në fjalën e tij  ka thënë se ish-kryeministri ka dalë hapur duke e nisur këtë akt, ndërsa presidenti Meta sipas tij hodhi gurin dhe fshehu dorën. Ndër të tjera ai ka shtuar se duan ta mbajnë peng aeroportin deri në zgjedhje.

“Ka ndodhur një akt i paimagjinueshëm, është marrë peng aktivitete i aeroportit “Nënë Tereza” i nxitur nga Sali Berisha dhe Ilir Meta. Berisha ka dalë hapur duke nisur këtë akt, dhe Ilir Meta ka hedhur gurin. Një gur që quhet ‘leshko’. Nuk është simbolike por është reale. Pasi ka fshehur dorën, dhe ai e ka lënë vetvetiu pa dashur, që të kuptohet se është pjesë. Sikundër ka shqiptarë që nuk e kuptojmë njëherë se si dhe pse Sali Berisha dhe Meta janë në këtë akt, nxitës të drejtpërdrejtë në vazhdën për të rrëzuar me çdo kusht qeverinë tonë, dhe shtetin po qe nevoja për rrezikim e qeverisë. Kanë menduar që të vrasin disa zogj me disa gurë që të bllokojnë dhe vaksinat. Sot duhet të vinin disa vaksina, dhe kjo nuk do të jetë e mundur. Kanë gjetur kryeministrin më të gabuar për të tilla akte ekstreme dhe kanë shfrytëzuar një grup kokash të nxehta tek kontrolloret dhe kanë përfshirë dhe të tjerë. I bëj thirrje dhe atyre të tjerëve që të kthejë në detyrë një orë e më parë.

Është e paimagjinueshme që për të kërkuar të marrin një pagë, që e kanë marrë prej kohësh, që s’ka lidhje me buxhetin e shtetit, por që është ulur si rezultat i pandemisë, që ka goditur sektorin ajror. E kanë aktualisht 2 mijë e ca dollarë. S’pranojnë që të punojnë për kaq, pas duan të kenë pagën e plotë, sikur këtu nuk ka ndodhur asgjë. Kjo nuk është e mundur. Këtë nuk e zgjidh dot as qeveria dhe as buxheti i shtetit. I kanë bërë llogaritë gabim. Dhe shumë shpejt do ta rivëmë në kontroll situatën. Plani i tyre për të bllokuar aeroportin, ndoshta deri në zgjedhje, plani i tyre do të dështojë. Mos i harroni. Ju këtu nuk i harroni. Mos e harroni, as ju shqiptarë. Bllokimi i aeroportin në këtë momente, bllokon ardhjen e vaksinave, kthimin në atdhe të atyre që në këto kushte kanë nevojë të kthehen, qoftë dhe për arsye shëndetësore, apo të ndonjërit që ka humbur jetën jashtë. Këta të gjithë nuk janë socialistë; janë socialistë, demokratë, me bindje të ndryshme dhe goditen njësojë, në emër të asaj politike smirëzeze, ogurzezë për ekonominë dhe të ardhmen e këtij populli.”, tha Rama.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: berishambajn• pengMetarama

Të tjera

Tragjedi në Durrës, 11-vjeçari mbytet duke u larë në det
Aktualitet

Tragjedi në Durrës, 11-vjeçari mbytet duke u larë në det

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Durrës, ku një fëmijë 11-vjeçar dyshohet se është mbytur teksa...

11:51 21/06/2026
“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë
Aktualitet

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

Protesta para Kryeministrisë do të vijojë edhe gjatë natës. Shqiptarët e ardhur nga diaspora, të cilët iu bashkuan tubimit të...

23:53 20/06/2026
Para

Mblidhet Komiteti Teknik/ Çfarë do të ndodhë me masat kufizuese të pandemisë?

Lajmet e fundit

Tragjedi në Durrës, 11-vjeçari mbytet duke u larë në det

Tragjedi në Durrës, 11-vjeçari mbytet duke u larë në det

11:51 21/06/2026
“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

23:53 20/06/2026
Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English