Gjatë fjalimit të tij live nga kryeministria, Rama është treguar i gatshëm për kërkesat e studentëve. Gjithashtu ai tha se për studentët me notën 9 dhe 10, edhe ata me ndihmë ekonomike, shteti do t’i subvencionojë 100%.
“I gatshëm për t’i shkuar me tej kërkesave tuaja për tarifat. Jo vetëm 50%, por t’ua subvencionojë shteti 100% atyre me 9 dhe 10 dhe atyre me ndihmë ekonomike. Por ama duhet dialog, se nuk zgjidhen në eter”, u shpreh Rama
Gjatë dialogut ai nuk ka lënë pa përfshirë e pa sulmuar edhe gazetarët ose sipas tij që e ka shprehur ndyshe here të tjera,”kazanin mediatik”, duke thënë që ata nuk kanë pyetur asnjëherë për arsimin. Ndërkohë, ironik si gjithmonë, ka vazhduar fjalimin duke thënë se gazetari ka më shumë interes të di për ҫizmet e Monikës, për marrdheniet e tij me Lulin, pra gjëra,që sipas tij, nuk i interesojnë asnjërit.
“Keni dëgjuar ndonjë gazetar që të pyesë për arsimin? Si i ke marrëdhëniet me Lulin? Si i ke marrëdhëniet me Monikën? Si të duken çizmet e Monikës? Keni ftohje, jeni të ngrohur? Gjëra që nuk i interesojnë asnjërit. Të gjithë janë nëpër banaqe që ju të bëni vezën e kuqe për ta. Punë e madhe pastaj se ca bëhet me universitetin e me vendin tonë”, tha Rama.
Rama thekson më tej se e gjithë kjo ka ndodhur për shkak se VKM për tarifën e provimeve të mbartuara është hartuar në maj dhe nuk u është komunikaur studentëve.
“Së pari arsyeja pse unë menjëherë u ndjeva keq dhe i thashë ministres së arsimit thirr urgjent dekanët për këtë VKM. Sepse VKM-ja e bërë në maj ishte befasi për studentët. Që do të thotë është marrë vendimi për të vendosur një tarifë dhe nuk u është thënë studentëve. Dua tu them rektorëve dhe dekanëve nuk ua kishim borxh këtë gjë. Nuk ka një vendim, nen që nuk është konsultuar. Tani nëse Lindita Nikolla, mund të ketë shumë të meta, por ka pasur virtytin që se ka pasur asnjë burrë në atë zyrë më parë që t’ju dëgjojë dhe kosultohet për cdo gjë. Dhe VKM e sjell në qeveri të konsultuar dhe ju nuk keni as burrërinë tu thoni studentëve që VKM e hartuam ne. Fajin s’e ka Saliu e kam unë”, tha Rama.