Rama shpjegon si do të funksionojë mospagimi i qirave dhe kush e përfiton

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mbrëmjen e sotme, i ftuar në ‘Opinion’, kryeministri Edi Rama ka shpjeguar edhe një herë se si do të funksionojë mospagimi i qirave për muajin prill dhe maj, si edhe kategoritë që përfitojnë.

Rama sqaroi se për këto dy muaj qiraja nuk do të falet, por pagesa e prapambetur do të nisë muajt e ardhshëm në mënyrë proporcionale, pra do të paguhet me këste në në një kohë tjetër, kurse të gjithë ata që kanë kontratë qiraje që para pandemisë, kanë kontratë pune dhe puna u është mbyllur për shkak të pandemisë, nuk do të paguajnë qiranë për dy muaj.

Po ashtu nga ky lehtësim përfitojnë edhe bizneset që kanë të ardhura mbi 14 milionë lekë në vit, kanë kontratë qiraje para pandemisë dhe kanë hasur vështirësi në biznes nga pandemia.

Pjesë nga deklarata e Ramës në emisionin “Opinion”:

Është një nismë, parimi i një nisme për aktin normativ, por përpara se të vazhdojmë me këtë çështje, të lexoj Aktin Normativ që besoj i jep përgjigje një pjese të madhe të pyetjeve. Të gjithë qiramarësit individë që kanë një kontratë qiraje për banesë, apo çdo dokument tjetër që e vërteton, përpara shpalljes së gjendjes së pandemisë, dhe që kanë një kontratë pune që është mbyllur si pasojë e pandemisë, nuk do ta paguajnë. Po ashtu të gjithë qiramarësit studentë nuk do ta paguajnë për dy muaj. Po ashtu të gjithë sipërmarrësit me të ardhura mbi 14 milion lekë, që kanë vështirësi dhe kanë kontratë qiraje që përpara epidemisë, nuk do ta paguajnë detyrimin e qirasë për dy muaj. Detyrimi i prapambetur do të paguhet nga qiramarësi në mënyrë proporcionale. Dhe të gjithë qiramarësit e përcaktuar në këtë pikë, do t’i drejtohen drejtorisë së tatimeve dhe qiradhënësit do të ndëshkohen me një gjobë 5-fish. Këtu jemi në kushtet e jë lufte, sepse kjo është gjëja që unë e përsëris vandimisht. Nuk do të paguhen këto dy muaj, dhe pas dy muajve në mënyrë proporcionale do të fillojnë të paguajnë detyrimin e prapambetur.

Shpërndaje
Share.

Komento